Dizajner Grafik
BËHU PJESË E EKIPIT TONË!
“Albi Online”, pjesë e Albi Group me kënaqësi vazhdon rekrutimin për të plotësuar vendet e lira të punës. Nëse jeni person kreativ dhe i motivuar për të zhvilluar karrierën, atëherë aplikoni edhe ju për tu bërë pjesë e ekipit tonë. Ne ofrojmë mundësi punësimi në një ambient modern dhe dinamik.
Andaj si rezultat i zgjerimit të aktivitetit afarist, “Albi Online” kërkon kandidatë të motivuar të aplikojnë për vendin e punës si:
Dizajner Grafik (1 vend pune)
Vendi i punës: Prishtinë
Përgjegjësitë dhe Detyrat:
- Të ketë njohuri të shkëlqyera teknike në programet: Adobe Illustrator, Adobe Photoshop,
- Adobe Idesign, (After Effects dhe Premiere konsiderohen përparësi),
- Të ketë njohuri mbi materialet e printimit dhe printimin në përgjithësi,
- T'i pranojë dhe t'i menaxhojë me kujdes detyrat nga Menaxheri i Marketingut,
Kualifikimet:
- Preferohet shkollimi universitarë në drejtimet: Komunikim Vizual, Dizajn Grafik ose Marketing,
- Të ketë përvojë pune të ngjashme,
- Të njohë gjuhën angleze,
- Të jetë energjik, të ketë aftësi të punës nën stres dhe interaktiv,
- Të ketë aftësi të mira komunikimi,
- Të jetë i motivuar dhe fleksibil për punë.
Njohja e Programeve:
- E kërkuar: Adobe Photoshop,Illustrator InDesign
- Përparësi: (Motion Designer): Affter Effect, Premiere.
Për të aplikuar, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese (portfolion) në e-mail adresën [email protected] duke shënuar në subjekt pozicionin për të cilin aplikonin jo më vonë se deri me datën 31.08.2021.
Duke ju falënderuar për aplikim, ju njoftojmë se vetëm kandidatët e përfshirë në listën e ngushtë do të kontaktohen.