Praktikant/e me mundësi punësimi në departamentin e Burimeve Njerzore
KosInvest hap konkurs pune për Praktikant/e me mundësi punësimi në departamentin e Burimeve Njerzore Lokacioni: Prishtinë
KosInvest Institucion Mikrofinanciar i licencuar nga Banka Qëndrore e Kosovës, si pjesë e grupit Vision Fund International, që operon në 28 shtete të botës, përmes kredive është i angazhuar në “Përmirësimin e jetesës së familjeve me të hyra të ulta dhe përkrahje të projekteve zhvllimore të komuniteteve me qëllim të rritjes së mirëqenies ekonomike të këtyre kategorive”.
Praktikant/e me mundësi punësimi ne departamentin e Burimeve Njerzore duhet të plotësoj kriteret e mëposhtme:
Studentë/e që ka përfunduar Fakultetin Ekonomik, Administrim Biznesi ose të ngjajshëm. Person që tregon interesim për të mësuar dhe për avancim profesional. Person që ka kujdes në detaje dhe iu përmbahet afateve kohore. Aftësi shumë të mira në të shkruar dhe në të folur në gjuhën shqipe dhe angleze, preferohet dhe gjuha sërbe. Shkathtësi kompjuterike në MS Word dhe EXCEL, preferohen edhe shkathtësitë në databazë. Është i/e obligueshëm të ketë patent shofer.
Praktikanti/ja do të asistoj në procesin e rekrutimt, në hartimin e kontratat të punës, të përshkrimeve të punës, në procesin e orientimit, dhe mbajtjen e dosjeve të punonjësve.Të përcjell dhe shpërndaj të gjitha vendimet / politikat e reja tek punonjësit në mënyrë që të sigurohet njohja dhe respektimi me politika të tilla. Të asistoj në aranzhimin e trajnimeve, eventeve dhe takimeve të ndryshme. Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.CV së bashku me referencat i dërgoni në adresën e mëposhtme: [email protected] Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve të kërkuara është 07 Gusht 2022