Teknik Elektrik (Elektricist) (2)
Skaduar
SHARRCEM
Hani i Elezit
Inxhinieri
Full Time
Përshkrimi

Sharrcem, një kompani e Grupit TITAN ka një mundësi të shkëlqyeshme për një Teknik Elektrik (Elektricist). Qëllimi themelor i këtij pozicioni është të sigurojë zgjidhje të suksesshme dhe në kohë të problemeve elektrike, duke zbatuar masat parandaluese të caktuara nga inxhinierët ose mbikëqyrësit në mënyrë të sigurt dhe efikase.

Përgjegjësitë kryesore

  • Brenda udhëzimeve të dhëna nga eprori i tij merr përgjegjësitë për zgjidhjen e problemeve elektrike në fabrikë.
  • Ka njohuri të mira të instalimeve elektrike, kupton mirë vizatimet elektrike dhe përdor si duhet mjetet që ka në dispozicion.
  • Ka një etikë të forte për Shëndetin dhe Sigurinë në Punë (SH&S) dhe siguron që të gjitha masat e sigurisë të parashikuara në udhëzimet dhe procedurat të respektohen në mënyrë rigoroze.
  • Kryen punët sipas udhëzimeve të dhëna nga mbikëqyrësi i tij për të minimizuar ndalesat e prodhimit. Përpiqet për produktivitet dhe tregon mjeshtëri të mirë. Kontrollon që zona e punës të jetë pastruar pas përfundimit të punës dhe që mjetet dhe pajisjet të jenë ruajtur siç duhet.
  • Siguron reagime të sakta dhe të plota për mbikëqyrësin e tij me informacione dhe raporte përkatëse.
  • Ofron rekomandime për modifikimin dhe përmirësimin e instalimit të fabrikës.
  • Pozicioni kërkon punë me turne (ndërrime) dhe fleksibilitet të lartë.
  • Zgjidhja e problemeve mund të kërkohet në bazë të thirrjeve edhe pas orarit normal të punës me turne.
  • Komunikon mirë me departamentet e tjera, duke ofruar informacion të saktë dhe ndërhyrje në kohë kur kërkohet.
  • Siguroni zbatimin e procedurave të Lock Out dhe Tag Out.
  • Përgjegjësi të tjera të përshkruara në dokumentacionin e sistemit për SH&S.

Profili i Kanditatit:

  • Preferohet diplomë në shkollën profesionale elektrike ose diplomë e shkollës së mesme me mbi 3 vjet përvojë pune si elektricist.
  • Përvoja elektrike në industrinë e rëndë, veçanërisht në industrinë e çimentos konsiderohet përparësi.
  • Duhet të ketë aftësinë për të interpretuar diagramet dhe projektet e instalimeve elektrike.
  • Duhet të ketë njohuri, shkathtësi dhe aftësi për të bërë instalime, riparime dhe për të identifikuar artikujt e kësaj kategorie.
  • Njohuri të teknikave të mirëmbajtjes, sistemeve të mirëmbajtjes parandaluese dhe PLC

Aplikoni këtu:

https://career2.successfactors.eu/sfcareer/jobreqcareer?jobId=2472&company=titancemen

Tagged as: elektricist, Fabrike, hani i elezit, Sharrcem, Teknik elektrik

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
2098
234
534
1322