Konkurs i skaduar
Digital Marketing Officer
InterAdria
InterAdria është kompani e zhvillimit softuerik, telekomit dhe edukimit e cila ofron shërbime të ndryshme, që sot janë të njohura si disa nga nevojat më të rëndësishme për shoqërinë tonë.
Ne kërkojmë punëtor të motivuar të bashkohen me ekipin tonë për pozitën:
Digital Marketing Officer
Detyrat dhe përgjegjësit
- Dizajnimi i kampanjave për media digjitale në përputhje me kërkesat dhe qëllimet e kompanisë;
- Koordinimi dhe zbatimi i përmbajtjeve digjitale, njoftimeve dhe reklamave për rrjete sociale;
- Menaxhimi dhe mirëmbajtja e të dhënat në webfaqen e kompanise;
- Dizajnimi i pamjeve vizuale të webfaqes me programet (Adobe Photoshop, Adobe Illustrator, Adobe XD, ose të ngjajshme);
- Planifikimi dhe koordinimi i një plani aktivitetesh për të zgjeruar bazën e audiencës në mediat sociale;
- Qëndron i përditësuar me trendet më të fundit të marketingut dhe sugjeron përmirësime;
- Punon ngusht me departamentet e tjera për të koordinuar, komunikuar dhe optimizuar ndkimin e fushatave të marketingut;
- Detyra tjera të përcaktuara nga eprori;
Kualifikimet dhe përvoja:
- Së paku dy (2) vite përvojë pune të dëshmuar në Marketing Digjital;
- Diplomë në Marketing, Media Digjitale apo fushë tjetër është përparësi;
- Përvojë me parimet e komunikimit vizual;
- Përvojë në menaxhimin e mediave sociale dhe identifikimin e audiencave të synuara;
- Njohje e programeve të editimit;
- Njohje e sistemeve për dizajne dhe menaxhim të webfaqeve;
- Aftësi për të punuar në shumë projekte në të njëjtën kohë;
- Aftësi të shkëlqyera analitike dhe të menaxhimit të projekteve;
- Aftësi të shkëlqyera të komunikimint verbal dhe të shkruar;
- Njohja e gjuhës angleze në nivel të avancuar;
- Mendim kritik dhe aftësi për zgjidhjen e problemeve;
- Vëmendje ndaj detajeve me aftësi të shkëlqyera organizative;
- Ndjenjë e fortë e urgjencës, përshtatshmërisë, fleksibilitetit dhe shkathtësisë;
Të interesuarit mund ta dergojne CV-në e tyre në e-mail adresën: [email protected]
Data e fundit e aplikimit: 27.07.2022
Apliko për këtë pozitë