Koordinator/e për llogari të arkëtueshme dhe të pagueshme
  • -
Skaduar
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK)
Prishtinë
Përshkrimi

Koordinator për llogari të arkëtueshme dhe të pagueshme
Divizioni: KEK
Data e publikimit: 03.08.2022
Aktive deri më: 16.08.2022
Shkarko Shpalljen | Shkarko formularin për aplikim | Apliko Online

Shpallje Publike 

Bazuar në nenin 8 te Ligjit të Punës, Seksionin V Pikën 3 (c) të Rregullores së KEK-ut Sh.a, dhe nevojave të paraqitura për plotësimin e disa vendeve të lira të punës në Divizionin Financiar te KEK-ut, Divizioni i Burimeve Njerëzore, më 24.06.2022 publikon ofertën për pozitat e mëposhtme:

Koordinator llogari te arkëtueshme dhe të pagueshme (kryerës 

Qëllimi dhe fushëveprimi i vendit të punës:

Bartësi i vendit të punës bene regjistrimi i dokumentacionit hyrës dalës ne sistemet e kompjuterizuara te kontabilitetit. Barazimi i librave tatimor me regjistrimet kontabël. Përgatitja e raporteve financiare dhe te menaxhmentit. Gjenerimi I raporteve prej sistemit te kompjuterizuar te kontabilitetit kur nevojiten apo kërkohen. Kujdeset që të gjitha çështjet e kontabilitetit të adresohen dhe shqyrtohen në kohen e duhur dhe dokumentohen e komunikohen në mënyrën e duhur. Kryen barazime te rregullta me furnitor dhe blerës . Regjistron transaksionet rregulluese pas mbylljes se vitit Detyra tjera sipas caktimit.

Detyrat primare përfshijnë:

Regjistrimi i dokumentacionit hyrës dalës ne sistemet e kompjuterizuara te kontabilitetit. Barazimi i librave tatimor me regjistrimet kontabël. Përgatitja e raporteve financiare dhe te menaxhmentit. Gjenerimi I raporteve prej sistemit te kompjuterizuar te kontabilitetit kur nevojiten apo kërkohen. Kujdeset që të gjitha çështjet e kontabilitetit të adresohen dhe shqyrtohen në kohen e duhur dhe dokumentohen e komunikohen në mënyrën e duhur. Kryen barazime te rregullta me furnitor dhe blerës Regjistron transaksionet rregulluese pas mbylljes se vitit, Detyra tjera sipas caktimit.

Kërkesat profesionaleKualifikimet dhe aftësitë kërkuara

  • Niveli universitar ne lëmin e Financa ose Kontabilitet (diplome universiteti)
  • Minimum 2 vite përvojë në kontabilitet (referenca nga punëdhënësi dhe deklarata e trustit pensional)
  • Njohja e punës me kompjuter ne programe te kontabilitetit e domosdoshme (dëshmi referenca e punës)
  • Njohja gjuhës angleze e domosdoshme në folur & shkruar

Nga kandidati/ja kërkohet te ketë njohuri të Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar, njohuri të kontabilitetit financiar tatimor, Aftësi profesionale komunikuese me shkrim dhe në të folur, aftësi për pune ekipore dhe indivduale, gatishmëri për të punuar me orar fleksibil. Përparësi do kenë kandidatet me titullin kontabilist i certifikuar. Kandidatët qe plotësojnë kriteret do ftohen ne test me shkrim, me qellim te vlerësimit te kriterit te njohjes se gjuhës angleze, një pjese e testit me shkrim do jete ne gjuhen angleze.

Divizioni i Burimeve Njerëzore, fton të gjithë të interesuarit të aplikojnë për pozitat e publikuara Për hollësitë e mëtutjeshme për pozitat e lartpërmendura shikoni në faqen e internetit  të KEK-ut www.kek-energy.com pastaj shkoni tek ikona Shpallje dhe mund ta shkarkoni aplikacionin për pozitën që dëshironi të aplikoni. Aplikacioni i plotësuar bashkë me të dhënat tjera dërgohet përmes aplikimit online në linkun për pozitën përkatëse. Te gjithë aplikuesit, se bashku me aplikacionin, obligohen te dorëzojnë një letër motivuese dhe dëshmitë për kërkesat profesionale te kërkuara/Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara.

Vërejtje:  Gjatë aplikimit duhet pasur kujdes që aplikacioni të jetë i kompletuar meqë për një pozitë pune mund të aplikohet vetëm një herë dhe për çdo dokument te kërkuar duhet te sillet dëshmia kur ju aplikoni ( dëshminë mund ta sillni edhe përmes emalit bashkë me aplikacion) Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk do të pranohen ndërsa aplikacionet e mangëta refuzohen. Kontrata e punës për të punësuarin për pozitën e zgjedhur do të jetë 1 vjeçare me mundësi vazhdimi ndërsa puna provues (6) muaj. Aplikuesit e suksesshëm do të sistemohen në pozitat e lira sipas kërkesave nga Divizioni Financiar. 

Vërejtje: Aplikacionet e pranuara pas datës së mbylljes nuk do të merren parasysh!

Apliko Tani / Apply Now

Tagged as: Koordinator/e për llogari të arkëtueshme dhe të pagueshme, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), prishtine, Shërbime Financiare, Shpallje Publike

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
6689
165
1490
6430