Financa
  • 048132132
Skaduar
Hajde
Prishtinë
Kontabilitet
Full Time
Përshkrimi

HAJDE, aplikacioni më i ri për blerjen e produkteve ushqimore online në tregun e Kosovës shpall konkurs për 1 pozita pune:

  • Financa

 

PËRGJEGJËSITË KRYESORE:

Financieri-ja është pergjegjes për përgaditjen e informacionit financiar të përshtatshëm si dhe regjistrimin e të dhenave  financiare në sistemin Kontabel të Shoqerse ( Pro Data ) duke perdorur informacion nga faturat,arka,statement bankare etj  duke perfshire:

 

  • Regjistrim dhe kontrollim te faturave blerëse dhe shitëse,
  • Regjistrimi i ekstrakteve bankare, të arkave, të shpenzimeve, të mjeteve themelore, Kalkulimi i importeve,
  • Përllogaritja, analizimi dhe raportimi i kostove te prodhimit, Barazimi i kartelave financiare të blerësve dhe furnitorëve,
  • Përcjellja dhe raportimi i Llogarive te Arketueshme dhe Llogarive te Pagueshme Kalkulimi i pagave dhe bonuseve,
  • Përgatitja e librave tregtar, konfirmimi i tyre me dokumentacion mbështetës si dhe raportimi i çështjeve me rëndësi tek udhëheqësi i ekipit,
  • Kalkulimi dhe përgatitja e deklarimeve te tatimit për qira, interes, tatimit ne paga, TVSH dhe tatime tjera direkte,
  • Përgatitje e raporteve dhe analizave sipas nevojave dhe kërkesave,
  • Bashkëpunon me të punësuarit në kolektiv për gjëra të ndryshme në fushën e financave dhe marrëdhënieve ndër njerëzore,
  • Ruan sekretet afariste të kompanisë (numri i blerësve, qarkullimi, fitimi, rrogat, mënyrën e organizimit, të dhëna të tjera që lidhen me vendin e punës etj.),
  • Kryen edhe punë të tjera profesionale sipas kërkesës së drejtorit apo të udhëheqësit të sektorit të cilat janë në kuadër të veprimtarisë përkatëse të departamentit të Financave.

 

 

KERKESAT DHE NJOHURITE E NEVOJSHME PER POZICIONIN:

  • Kandidati/ja duhet të ketë diplomë universitare në fushën relevante (Financa, Kontabilitet ose Ekonomi);
  • Të ketë të përfunduar të paktën nivelin e parë SCAAK;
  • Të ketë njohuri të mira mbi ligjet e tatimeve dhe procedurave tatimore në Kosovë
  • Të ketë përvojë së paku një (2) vite përvojë pune në fushën e Kontabilitet dhe Financave; Të ketë shkathtësi të mira të punës me programe kontabilitetit
  • Të ketë njohuri të mira në përdorimin e kompjuterit, me theks të veqant Excel, Word, Power Point, etj;
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze; Të ketë aftësi të menaxhimit të stresit; Të ketë aftësi të menaxhimit të kohës

 

Konkursi do të jetë i hapur nga data 07/07/2022 deri me 01/08/2022.

Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar aplikacionin dhe CV-në në e-mail adresën: info@hajde.market

Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni pozitën për të cilën aplikoni.

Apliko për këtë pozitë

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
2103
227
534
1323