Analist
Në bazë të skemës organizative në fuqi dhe nevojës për plotësimin e vendit të lirë të punës në Departamentin e Shërbimit me Konsumatorë, Tarifa dhe Çështje Rregullative,KESCO SH.A. më datë 05.08.2022shpall vend të lirë pune:
Pozicioni i punës: ANALIST
Lokacioni: Vushtrri (1)
PËRGJEGJËSITË KRYESORE:
- Informohet mirë mbi procedurat për zgjidhjen e ankesave/kerkesave dhe procedurat e brendshme lidhur me ato.
- Pranon, regjistron dhe delegon ankesat/kërkesat e konsumatorëve për shqyrtim tek departamenti përgjegjës dhe raporton vazhdimisht ato;
- Rregullon marrëdhëniet kontraktuale, përpilon kontratat për furnizim me energji elektrike dhe i regjistron sipas procedurave;
- Varësisht kërkesës së konsumatorëve përditëson të dhënat personale dhe adresën duke respektuar procedurat n fuqi;
- Informohet vazhdimisht lidhur me sqarimet e faturimeve, çmimeve, procedurave etj dhe të njëjta i aplikon gjatë shërbimit me konsumatorë;
- Regjistron lidhjet e reja, ndërrimet e njehsorëve, ndërrimet e grupit tarifor etj sipas nevojës dhe kërkesës nga udhëheqësi;
- Bashkëpunon vazhdimisht me lexuesit e njehsorëve dhe lidhjet e reja;
- Përgatit raporte vazhdimisht për të gjitha detyrat e kryera;
- Kryen edhe detyra tjera sipas kërkesës së eprorit dhe nevojave të Departamentit.
KËRKESAT DHE KUALIFIKIMET:
- Përgatitje Universitare, drejtimi Elektroteknik, Ekonomik ose Juridik;
- Minimum 1 vit përvojë pune në fusha të ngjajshme;
- Të jetë person bashkëpunues dhe i hapur për punë ekipore;
- Të ketë aftësi analitike, hulumtuese dhe person i vëmendshëm ndaj detajeve;
- Njohuri shumë të mira të Gjuhës Anglezee janë të preferuara;
- Njohuri të avancuara të paketës së MS Office dhe programve tjera që mund të nevojiten gjatë punës.
SI TË APLIKONI?
Ju mund të aplikoni përmes njërës nga mënyrat e mëposhtme:
1. Plotësoni aplikacionin tuaj online në linkun: https://careers.keds-energy.com/#/
2. Dërgoni aplikimin tuaj përmes adresës sonë të e-mailit: [email protected] duke specifikuar në titull pozicionin për të cilin po aplikoni dhe duke bashkangjitur dokumentet e mëposhtme:
- CV-në;
- Diplomën e kualifikimit;
- Dëshmi nga përvoja e punës/Trusti;
- Certifikatat e trajnimeve të ndjekura;
- Certifikata/Vërtetimi që nuk jeni nën hetime nga Gjykata;
Aplikimi është i hapur deri më datë: 15.08.2022, në ora 16:00.
SHËNIME ME RËNDËSI:
- KESCO ofron mundësi të barabarta dhe mirëpret aplikimet nga të gjithë qytetarët.
- Aplikimet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikimet e mangëta refuzohen.
- Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret dhe që përzgjedhen në listën e ngushtë do të kontaktohen.