Inxhinier i diplomuar i Teknologjisë Ushqimore (5), Kamarier, Punojëse në kuzhinë
Shoqëria “Beni Dona Plast” Sh.p.k.,me seli në Prishtinë,adresa:rr. “Imzot Nikë Prelaj”,pn.Ulpianë -Prishtinë duke u bazuar në dispozitat e nenit 8 të Ligjit të Punës, Ligji Nr.03/L- 212. Statutin e Shoqërisë dhe Aktit të Brendëshëm me datë 09.08.2022, publikon këtë :
KONKURS
Për pozitat e lira të punes :
1.Inxhinier i diplomuar i Teknologjisë Ushqimore ( 5 pozita )
Kandidatët e interesuar për aplikim për poziten: Inxhinier i diplomuar i Teknologjisë Ushqimore, duhet të i plotësojnë këto kushte :
– CV
– Diplomë të fakultetit të teknologjisë ushqimore- drejtimi inxhinieri e teknologjisë ushqimore- master ,
– Minimum 5 vite përvojë të punës ,
– Aftësi të planifikimit të punës dhe caktimit të prioriteteve
– Të kenë njohuri të teknologjisë informative
2.Kamarier ( 5) pozita
Kandidatet e interesuara për aplikim për Kamarier/e, duhet ti plotësojnë këto kushte:
– Diplomë e shkollës së mesme
– Përvojë të punës e preferuar minimum 1 vite
– Patent shoferi (obligative)
3.Punojëse në kuzhinë (5) pozita
Kanditatet e interesuar për aplikim për Punonjese në kuzhinë
• Dëshmi mbi kualifikimet profesionale;
• Përvojë pune në pozita të ngjashme;
• Certifikata, referenca dhe dëshmi tjera që mund të ketë lidhur me ketë pozitë;
• Të posedoj patentë shofer për kategorinë “B” (e preferuar).
Paraqitja e Kërkesave:
Formularët për aplikim mund të merren në recepsionin e Administratës Qendrore të “Beni Dona Plast” Sh.p.k. Prishtinë,Ulpianë,rr. “Imzot Nikë Prelaj”pn.kati i IV, ku është bërë shpallja e konkursit dhe të dorëzohen në Sektorin e Burimeve Njerëzore apo recepcion të Kompanisë çdo ditë pune nga ora 08:00 – 16:00 deri me 24.08.2022,po në këte adresë, te njejtat mund te dorezohen edhe në e-Mail adresen [email protected]
Për informata më të hollsishme mund të kontaktoni në nr.tel: 038 500-893
Konkursi është i hapur 15 ditë, duke llogaritur nga dita e publikimit, pra nga data 09.08.2022 dhe i njejti mbyllet me date 24.08.2022.
Mirëpresim aplikacionet tuaja.
“Beni Dona Plast” Sh.p.k