Vende të lira pune (4)
NERANXI është aktualisht Kompania më e madhe e tregtimit të lëndëve të para për: Pasticeri, Akullore, Prodhime brumi, Hoteleri, Restorante, Bare-Kafeteri; Erëza, Fruta të thata dhe Amballazhe, me një rrjet të zgjeruar përtej kufijve të Shqipërisë edhe në Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoni.
KONKURS
Për plotësimin e vendit të punës:
SHITËS (2)
Vendi: Prishtinë
Kualifikimet:
- Aftësi të mira komunikimi për shitje.
- Eksperienca në fusha të ngjashme dhe njohja produkteve përbën avantazh.
- Shkolla e lartë në drejtimet biznes/menaxhim përbën avantazh.
- Patentë shoferi kategoria B.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Identifikimi i klientëve të rinj dhe realizimi shitjes direkte.
- Përmbushja e objektivave mujor të shitjes.
- Aftësi të mira për analizat mbi shitjet (raporti kërkesë-ofertë-klient).
- Planifikimi mbi shitjet dhe klientët e rinj.
- Raportimi mbi ecurinë dhe problematikat gjatë procesit të shitjes.
Benefitet:
- Kontratë pune e rregullt sipas ligjit të punës RKS.
- Paga bazë e kënaqshme + bonus mbi shitjet e realizuara.
- Ambjent i mirë pune.
- Mundësi karriere dhe rritje brenda kompanisë.
Për të aplikuar ju lutem dërgoni CV-në dhe dokumenta që vërtetojnë kualifikimet bashkangjitur me fotografinë tuaj në e-mail: [email protected]
Kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
EKONOMIST/E (LLOGARITAR/E)
Vendi: Prishtinë – Zyra qëndrore
Kualifikimet:
- Diplomë në arsim të lartë në fushën e ekonomisë (BA).
- Eksperiencë pune, minimumi 1 vit.
- Njohuri shumë të mira të paketës MS Office (Excel-Access-Outlook…).
- Njohuria gjuhës së huaj angleze është përparësi.
- Aftësi të mira komunikimi dhe pune në kolektiv.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Rregjistrim i faturave hyrëse-dalëse të mallit.
- Rregjistrim i transfereve të mallit tek njësitë e tjera shitëse.
- Raportimi i ecurisë dhe problematikave tek drejtuesi .
- Kontrolli i çmimeve të produkteve në sistem.
- Analizë e rezultatave të inventarit (numërimi/verifikimi fizik i mallit).
Benefitet:
- Kontratë pune e rregullt sipas ligjit të punës RKS.
- Puna në ambient të mirë infrastrukturor dhe social.
- Paga në nivelin mbi mesatar që ofrohet nga tregu i punës për këtë pozicion.
- Puna trajnuese paguhet nga kompania.
- Mundësi të vazhdueshme për karrierë dhe rritje brenda kompanisë.
Për të aplikuar ju lutem dërgoni CV-në dhe dokumenta që vërtetojnë kualifikimet bashkangjitur me fotografinë tuaj në e-mail: [email protected]
Kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë
SHOFER
Vendi: Prishtinë
Kualifikimet:
- Patentë shofer kategoria B.
- Aftësi të mira komunikimi dhe pune në kolektiv.
- Të ketë përfunduar shkollën e mesme.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Dërgesa porosive tek klientët sipas faturës përkatëse.
- Komunikim i mirë me klientët.
- Kujdesi dhe mirëmbajtja e veturës së punës.
- Raportimi i defekteve dhe problematikave të punës tek përgjegjësi.
Benefitet:
- Kontratë pune e rregullt sipas ligjit të punës RKS.
- Puna me vetura të reja dhe komode.
- Paga e kënaqshme.
- Puna provuese paguhet.