Konkurs i skaduar

Kalkulant/e

AZTECH
  • 09.10.2021
  • Fushë Kosovë
  • Ekonomi

Kompania AZTECH është lider në fushën e shitjes me pakicë për lëminë e elektronikës në tregun Kosovar. Aktualisht kompania AZTECH zhvillon aktivitetin e saj në qytete të ndryshme të Kosovës. Kompania AZTECH shpall konkurs  - vende të lira pune për pozitat: 

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Kryen regjistrimin faturave të shitjes, blerjes dhe kthimeve të mallit në sistem dhe barazon faturat financiarisht, 
  • Regjistrimi i Dokumenteve Unike Doganore
  • Bënë regjistrimin e furnitorëve dhe artikujve të rinjë, 
  • Kalkulon çmimet e mallrave dhe mbanë përgjegjësi për kalkulim të saktë të faturave,  
  • Kontrollon dhe regjistron faturat interne të lëvizjeve të mallit, 
  • Monitoron çmimet e blerjes dhe raporton për ndryshimet, 
  • Mirëmban dhe arkivon faturat e shitjeve, blerjeve, shpenzimeve etj. 
  • Kontrollon dhe raporton ne baza mujore për Librat Shitje/Blerje, 
  • Kontrollon dhe raporton në baza të rregullta periodike sipas kërkesave të mbikëqyrësit dhe organizimit të proceseve të punës, 
  • Dhe detyra tjera të përcaktuar nga punëdhënësi. 

Kualifikimet: 

  • Duhet të ketë të përfunduar fakultetin Ekonomik, 
  • Së paku 2 (dy) vite përvojë pune relevante, 
  • Preferohet të ketë njohuri të programit Bilanc Online, 
  • Të jetë analitik/e, metodik/e dhe i/e organizuar, 
  • Fleksibil/e dhe i/e shpejt në zgjidhjen e problemeve, 
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese, 
  • Të ketë aftësi të mira të punës në kompjuter, 

I/e gatshëm/e për punë ekipore dhe i/e gatshëm/e për t’iu përgjigjur pozitivisht ndryshimeve eventuale

Ne ofrojmë:

  • Orar fleksibil të punës, 
  • Ambient dinamik të punës me fuqinë e kompanisë lider në tregun Kosovarë, 
  • Mundësi reale të zhvillimit profesional,
  • Njohje të teknologjive sipas trendëve të zhvillimit, dhe
  • Pagë konkurruese

Të interesuarit mund ta dërgojnë CV-në e tyre në: [email protected]

Afati për aplikim deri me datë: 09.10.2021

Për informatën tuaj,vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.

#ekonomi #fushë kosovë
13937
268
2160
8454