Ftesë për Ofertë- Furnizim me derivate të benzinës
FTESE PER OFERTE PER FURNIZIM ME DERIVATE TE BENZINES PER NEVOJA TE SOS FSHATRAVE TE FEMIJEVE KOSOVE
Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve është organizatë joqeveritare e përkujdesjes sociale e dedikuar për përkrahjen e fëmijëve të braktisur dhe në nevojë, pa marrë parasysh etninë, kombësinë dhe besimin fetar.
SOS Fshatrat e Fëmijëve fton ofertuesit e kualifikuar për: Furinizim me derivate të Benzinës
Ofertuesit së bashku me ofertën duhet të dorëzojnë edhe dokumentet shtesë:
- Çertifikatën e regjistrimit të biznesit/ NUI
- Vërtetimin Tatimor
Oferta duhet të jetë e vlefshme për 60 ditë nga data e mbylljes së Ftesës për Ofertë.
Ofertuesi i përzgjedhur, para nënshkrimit të kontratës duhet të paraqesë prova se personi përgjegjës dhe pronari i biznesit nuk janë nën hetime për vepra penale.
Kompanite e interesuara mund t’a marin specifikacionin në email adresën: [email protected] nga data: 28.07.2022 deri me datën: 15.08.2022
Ofertat dhe dokumentet shtesë duhet të dorëzohen në dy kopje të mbyllura në pliko, të nënshkruara nga përfaqësuesi ligjor dhe të shënuara „OFERTA PER BENZINE“ në zyret e SOS Fshatrave të Fëmijëve në adresën: Velania “1 Tetori” p.n. Prishtinë deri me datën: 15.08.022 cdo ditë pune nga ora 09:00 deri 15:00
Ofertat e pakompletuara dhe të dorëzuara me vonesë nuk do të shqyrtohen