Konkurs i skaduar

Teknik të Lartë të Terenit për Departamentin e Inxhinierisë dhe Telekomit

InterAdria
  • 14.10.2021
  • Prishtinë
  • Telekomunikim

InterAdria është kompani e zhvillimit softuerik, telekomit dhe edukimit e cila ofron  shërbime të rëndësishme, që sot janë të njohura si disa nga nevojat më të rëndësishme për shoqërinë tonë. 

Ne kërkojmë punëtor të motivuar të bashkohen me ekipin tonë për pozitën: Teknik të Lartë të Terenit për Departamentin e Inxhinierisë dhe Telekomit

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Zbaton detyrat e dhëna nga udhëheqësit e grupeve;
  • Realizon instalimin, konfigurimin, testimin dhe mirëmbajtjen e infrastruktures dhe sistemeve inxhinierike, sipas standardeve teknike të aplikueshme;
  • Pjesë e grupeve teknike në konfigurim dhe implementim të sistemeve të ndryshme inxhinierike: elektrike, UPS, automatizimit, sigurisë, mekanike, ngrohjes dhe ftohjes, fibrit optik, rrjetit kabllorë dhe wireless, etj. përfshirë infrastrukturen përcjellëse;
  • Zbaton rregullat e sigurisë në punë, manualet e udhëzimeve, skicat dhe instalimin sipas specifikimeve të pajisjeve;
  • Respekton afatet kohore të caktuara për implementimin e projekteve ;
  • Përdor në mënyrë efektive burimet, teknologjinë dhe mjetet në dispozicion për punë;
  • Zbaton dhe respekton të gjitha standardet, udhëzimet, rregulloret, politikat dhe procedurat e departamentit dhe kompanisë; 
  • Mundësi zhvillimi në udhëheqës të ekipit në të ardhmen;

 

Kualifikimi dhe përvoja:

  • Shkollimi i mesëm i përfunduar;
  • Dëshmi mbi përgatitjen profesionale ose kualifikimet dhe certifikimet teknike;
  • Përvojë pune e dëshmuar së paku 5 vjeçare në lëminë e njejtë ose të ngjajshme;
  • Aftësi për punë në lartësi, shtylla telekomunikuese, etj ( e preferueshme) për të cilat kompania ofron trajnimet adekuate ;
  • Aftësi të mira për punë në grup dhe bashkëpunues me të tjerët për të zbatuar detyrat e departamentit;

 

Ne ofrojmë:

  • Zhvillim professional
  • Pagë konkuruese
  • Mundësi transferi jashtë vendit

 

Ky përshkrim i punës nuk ka për qëllim të jetë një listë e plotë e të gjitha përgjegjësive, detyrave apo aftësive të kërkuara nga aplikuesi. Për shkak të ndryshimit të natyrës së punës është subjekt i shqyrtimit dhe ndryshimit në çdo kohë, me ose pa paralajmërim!

Të gjithë të interesuarit të cilët i plotësojnë kushtet e kërkuara mund aplikojnë duke dorëzuar CV-në dhe kopje të dokumenteve të kualifikimeve profesionale në e-mail adresën e kompanisë: [email protected].

Data e fundit e aplikimit: 14.10.2021

#telekomunikim #prishtinë
13937
268
2160
8454