Konkurs i skaduar

Ftesë për ofertë për shërbime përkthimi

SOS Fshatrat e Fëmijëve
  • 15.08.2022
  • Prishtinë
  • Administrate
Ftesë për ofertë për shërbime përkthimi

Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve është organizatë joqeveritare e përkujdesjes sociale e dedikuar për përkrahjen e fëmijëve të braktisur dhe në nevojë, pa marrë parasysh etninë, kombësinë dhe besimin fetar.

SOS Fshatrat e Fëmijëve duke përfshirë të gjithë projektet në kuadër të organizatës, fton kompanitë e specializuara dhe të interesuara për përkthim të materialeve zyrtare, përkthim simultan dhe përkthim konsekutiv

Me këtë rast ju bëjmë Ftesë për Ofertë në përputhje me specifikat e cekura më poshtë:

LOT1

• Përkthim i materialeve zyrtare te shkruara nga gjuha shqipe në gjuhën serbe dhe anasjelltas

• Përkthim i materialeve zyrtare te shkruara nga gjuha shqipe në gjuhen angleze dhe anasjelltas

• Përkthim i materialeve zyrtare te shkruara nga gjuha serbe në gjuhen angleze dhe anasjelltas

LOT2

• Përkthim simultan nga gjuha shqipe në gjuhën serbe dhe anasjelltas,

• Përkthim simultan nga gjuha shqipe në gjuhën angleze dhe anasjelltas

• Përkthim simultan nga gjuha serbe në gjuhën angleze dhe anasjelltas

• Përkthim konsekutiv nga gjuha shqipe në gjuhën serbe dhe anasjelltas

• Përkthim konsekutiv nga gjuha shqipe në gjuhen angleze dhe anasjelltas

• Përkthim konsekutiv nga gjuha sserbe në gjuhen angleze dhe anasjelltas

• Pajisjet për përkthim simultan

Ofertuesit e interesuar për LOT 1 së bashku me ofertën duhet të dorëzojnë:

• Certifikatën e regjistrimit të biznesit /NUI

• Oferta financiare duhet të përrmbajë:

o Çmimin për faqe o Çmimin për fjalë

o Çmimet të kuotohen (të ceken) në euro pa tvsh

o Oferta të jetë e vulosur dhe nënshkruar apo me logo zyrtare

o Së paku tre letër referenca të kompanisë/ dokument dëshmie për përvojën e punës

o Së paku tre CV/ Resume të përkthyesve që do të angazhohen sipas gjuhëve të kërkuara më lartë

o Përkthyesit duhet të kenë së paku 3 vjet përvojë pune në fushën e përkthimeve

o Së paku nga një dokument/ publikime të përkthyera për secilën nga gjuhët e kërkuara më lartë në fushën sociale dhe fusha të ngjashme.

Ofertuesit e interesuar për LOT 2 së bashku me ofertën duhet të dorëzojnë:

• Certifikatën e regjistrimit të biznesit /NUI

• Oferta financiare duhet të përrmbajë:

• Çmimet e kuotuara në euro pa tvsh

• Oferta të jetë e vulosur dhe nënshkruar apo me logo zyrtare

• Oferta për përkthim simultan duhet të përmbajë çmimin për gjysëm dite pune si dhe çmimin për ditë të plotë pune për përkthime simultane gjatë trajnimeve dhe grupeve punuese bashkë me pajisjet për përkthim simultan

• Oferta për përkthim konsekutiv duhet të përmbajë çmimin për gjysëm dite pune si dhe çmimin për ditë të plotë pune për përkthime konsekutive gjatë trajnimeve dhe grupeve punuese

o Së paku tre letër referenca të kompanisë / dokument dëshmie për përvojën e punës

o Së paku tre CV/Resume të përkthyesve që do të angazhohen sipas gjuhëve të kërkuara më lartë

o Përkthyesit duhet të kenë së paku 3 vjet përvojë pune në fushën e përkthimeve

• Ofertën për paisjet për përkthim simultan (për së paku 25 persona) me:
o Kufje (pa tela)

o Mikrofon (pa tela) o Zërim

Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë 30 ditë nga data e mbylljes së Ftesës për Ofertë

Ju mund të ofertoni për një LOT ose për të dy LOT- et, duke i dërguar ofertat ndarazi të emëruar Lot 1 ose Lot 2 sipas Lot-it përkatës

Ofertat duhen të jenë (1 në origjinale + 1 kopje) në pliko të mbyllur, të specifikuara për:

Oferta për Shërbime Përkthimi” dhe të dorëzohen në SOS-Fshatrat e Fëmijëve Rr. 1 Tetori p.n. Velani cdo ditë pune nga ora 09:00-15:00 deri më 15.08.2022

Tagged as: Ftese per oferte per sherbime perkthimi, Perkthim i materialeve zyrtare, Përkthim simultan, prishtine, skadon sot, sos fshatrat e femijeve

#administrate #prishtinë
13937
268
2160
8453