Konkurs i skaduar

Quality Assurance Engineer; Intermediate Software Developer

InterAdria
  • 01.09.2021
  • Prishtinë
  • Informatike

InterAdria është kompani e zhvillimit softuerik, telekomit dhe edukimit e cila ofron  shërbime të rëndësishme, që sot janë të njohura si disa nga nevojat më të rëndësishme për shoqërinë tonë. 

Ne kërkojmë punëtor të motivuar të bashkohen me ekipin tonë për pozitat: 

 

QUALITY ASSURANCE ENGINEER

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Testimi manual i çdo produkti, shërbimi ose sistemi, analizimi i kërkesave;
  • Shkrimi dhe ekzekutimi irasteve te testimit (skripte);
  • Raportimi i defekteve dhe verifikimi i zgjidhjeve të defekteve;
  • Vlerësimi i cilësisë së produktit në mënyrë që të bëhen përmirësime, për të arritur kënaqësinë e klientit;
  • Bashkëpunimi me ekipin e Zhvillimit të Produkteve për të siguruar ekzekutimin e qëndrueshëm të projektit;
  • Hulumtimi i mjeteve të testimit, metodologjive, tendencave dhe përmirësimi i praktikave dhe proceseve ekzistuese;
  • Aftësia për të njohur rreziqet dhe gabimet në një aplikacion;
  • Menaxhimi i cilësisë përfundimtare gjatë lëshimit në prodhim;

 

Kualifikimet dhe përvoja: 

  • Diplomë Bachelor në shkencat kompjuterike ose ndonjë kualifikim të ngjashëm (i rekomanduar);
  • Njohuri për metodologjitë e testimit dhe mjetet përkatëse të tyre;
  • Njohuri themelore për përdorimin e mjeteve: GIT/TFS;
  • Njohuri për mjete si Seleniumi ose framework të tjera të testimit të automatizimit;
  • Njohuri mbi SDLC (Cikli i jetës së Zhvilluesit të Softuerëve;)
  • Njohja e gjuhës angleze;

 

INTERMEDIATE SOFTWARE DEVELOPER

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Zhvillimi i zgjidhjeve softuerike për platforma të ndryshme të sistemit;
  • Ndihmon në  sigurimin e cilësisë dhe të zgjidhjeve softuerike;
  • Dokumentimi i softuerit;
  • Mbështetje e nivelit të parë, të dytë dhe nganjëherë të tretë;
  • Komunikim me klient sipas kërkesave të klientit dhe problemeve ekzistuese;
  • Gjurmimi dhe rregullimi i gabimeve;

 

Kualifikimet dhe përvoja: 

  • Diplomë Bachelor në shkencat kompjuterike ose kualifikim të ngjashëm;
  • Aftësi të mira analitike;
  • Përvojë me metodologji të ndryshme të zhvillimit të softuerit;
  • Njohuri për HTML, CSS, JavaScript, Bootstrap;
  • Njohuri për Angular ose framework të ngjashme;
  • Njohuri të mira të C# dhe .NET / .NET CORE;
  • Njohuri të mira të bazave të të dhënave relacionale si SQL/Oracle;
  • Njohuri të mira të koncepteve OOP;
  • Njohuri të mira në lidhje me përdorimin e mjeteve: Visual Studio, GIT/TFS;
  • Njohja e gjuhës angleze;
  • Së paku dy ( 2) vjet experience;

 

Të interesuarit mund ta dërgojnë CV-në e tyre në e-mail adresën: [email protected], duke e shënuar pozitën për të cilën  aplikojnë. 

Data e fundit e aplikimit : 01.09.2021

#informatike #prishtinë
13937
268
2160
8454