Konkurs i skaduar

Merchandiser

Devolli Logistic System
  • 15.09.2022
  • Gjithë Kosovën

Devolli Logistic System (DLS) SH.P.K me aktivitet kryesor afarist të shitjes dhe distribuimit të produkteve ushqimore, përkatësisht produkteve të kafes dhe miellit, shpallë :

KONKURS PUNE

Titulli i Pozites: MERCHANDISER

Vendi: Mundësi punësimi në tërë Kosovën

Detyrët dhe përgjegjësitë e pozitës:

  • Eshtë përgjegjës për zgjerimin, ruajtjen e pozicionit dhe ekspozimit të të gjitha produkteve të brendeve të Kompanisë në pikën apo planin e caktuar
  • Siguron informacion për gjendjen e stokut si dhe informacione tjera të nevojshme për dukshmërinë e produkteve të brendit në treg
  • Siguron arritjen e objektivave të ekspozimit (facing) të produkteve të brendit perkatës brenda të gjitha pikave të shitjes të caktuar në plan
  • Kërkon mundësi për vendosjen dhe ekspozimin e produkteve jashtë raftit
  • Siguron pozitë dhe ekspozim sa më efektiv të POSM të përkohëshëm/përhershëm dhe të negocioj pozitat kryesore dhe ekskluzive për POSM
  • Monitoron dhe mirëmban cmimet e shitësve me pakicë, mban freskinë e produkteve duke aplikuar rotacion strikt, kodimit dhe i përmbahet standardeve të temperaturës;
  • Kontrollon freskinë dhe implementon principin “First in First Out” (i pari hyn i pari del nga rafti)

Kualifikimet e kërkuara:

  • Kandidatët duhet të kenë të përfunduar shkollën e mesme, preferohet të kenë diplom Universitare ;
  • Minimum 1 vjet përvojë pune në fushën e shitjes/merchandising;
  • Të kenë aftësi të shkëlqyeshme të komunkimit dhe prezantimit;
  • Të kenë aftësi të punës në ekip dhe të pavarur;
  • Te jenë fleksibil dhe të përgjigjet pozitivisht ndryshimeve;
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës;
  • Të posedojë aftësi të mira ndërpersonale.

Inkurajohen të gjithë Kandidatët e interesuar të cilët i plotësojn kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar CV përmes e-mail adresës elektronike në: [email protected] 

Në fushën e subjektit,ju lutem specifikoni Pozitën dhe Vendin për të cilin aplikoni

(Merchandiser-Pejë ).

Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartëcekura do të ftohen në fazat e mëtejm të rekrutimit.

Tagged as: devolli logistic system, ekspozime, Komunikim, merchandiser, POSM, Prezantim, Produkte

#gjithë kosovën
13937
268
2160
8455