Ftesë për Ofertë- Ushqime dhe Pije
Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë është organizatë joqeveritare e përkujdesjes sociale e dedikuar për përkrahjen e fëmijëve të braktisur dhe në nevojë, pa marrë parasysh etninë, kombësinë dhe besimin fetar.
SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë në bashkëpunim me Save the Children kanë nënshkruar marrëveshjen mbi nën-dhënien e kontratave, bazuar në projektin “Drejt vetë-qëndrueshmërisë dhe shërbimeve gjithëpërfshirëse sociale” të zbatuar në Graçanicë
Roli kryesor i projektit është:
Kontributi në integrimin më të mirë social të 37 familjeve të cenueshme dhe 110 fëmijëve dhe të rinjëve të pambrojtur, duke ofruar shërbime psiko-sociale dhe duke përmirësuar qasjen e tyre në shërbimet gjithëpërfshirëse dhe mbrojtjen sociale në komunën e Graçanicës
- Sigurimi i mbështetjes psikosociale për të fuqizuar prindërit dhe aftësitë e familjes në mënyrë që të përmirësohet mbrojtja gjithëpërfshirëse duke u përgjigjur nevojave të fëmijëve
- Ndërtimi i aftësive personale dhe sociale tek fëmijet dhe të rinjët për të përballuar sfidat jetësore
- Përmirësimi i qasjes në shërbimet sociale përmes bashkëpunimit me akterët lokalë
Me këtë rast ftojmë ofertuesit e specializuar dhe të interesuar për furnizim me ushqim dhe pije në përputhje me specifikacionin e mëposhtëm:
Ofertuesi së bashku me ofertën duhet të dërgojnë:
- Certifikatën e regjistrimit të biznesit / NUI
- Çmimet e listuara në euro pa TVSH
- Oferta financiare e ndarë me çmimet për njësi
- Oferta financiare e nënshkruar dhe vulosur ose me logon zyrtare
Kriteret për përzgjedhjen e ofertës do të jenë si më poshtë:
- Përmbushja e specifikacionit sipas Ftesës për Ofertë
- Pas plotësimit të kritereve – Çmimi më i lirë
Lokacioni i ofertuesit duhet të jetë në Gracanicë ose rrethinë
Ju lutemi keni parasyshë se organizata jonë është e liruar nga TVSH kështu që çmimet e ofruara duhet të jenë pa TVSH
Vlefshmëria së ofertës duhet të jetë (30 ditë) nga dita e mbylljes së Ftesës për Ofertë
Para nënshkrimit të kontratës, ofertuesi i përzgjedhur duhet të paraqesë vërtetimin tatimor.
Ofertat së bashku me dokumentet shtesë mund t‘i dërgoni në email adresën: [email protected] deri
me datën: 18.08.2022
Serbian language