Konkurs i skaduar

Agjente e Shitjes

Kujtesa
  • 02.09.2022
  • Dragash
Agjente e Shitjes

“Kujtesa Net” sh.p.k. shpall:

K O N K U R S

(Për plotësimin e vendeve të lira të punës)

Pozita: Agjente e shitjes në shop
Vendi: Dragash, Prizren e Suharekë

Detyrat dhe përgjegjësitë:          

  • Bën prezantimin e ofertave /shërbimeve të kompanisë;
  • Përfaqëson denjësisht kompaninë tek klientët;
  • Bën lidhjen e kontratave dhe përcjell punën e shërbimeve teknike deri në kycjen e klientit në rrjet;
  • Bën promovimin e produkteve të reja dhe ofron informata për klientët;
  • Zbaton politikat e shitjes duke u bazuar në strategjitë e kompanisë;
  • Kryen dhe detyra të tjera sipas nevojës, të caktuara nga menaxheri.

Kushtet dhe kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë të shkollës së mesme;
  • Të ketë përvojë pune në shitje;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe organizuese;
  • Të jetë e aftë të punoj me integritet, përkushtim dhe motivim në interes të kompanisë;
  • Të ketë shkathtësi në menaxhimin e punës nën presion dhe problemeve në situata të ndryshme;
  • Të ketë njohuri të gjuhës Angleze.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • CV
  • Çertifikatat e trajnimeve (jo e domosdoshme)
  • Letër Rekomanduese apo referenca (jo e domosdoshme).

Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë përmes këtij linku: KosovaJob ose përmes email-it (postës elektronike) në: [email protected] 

Aplikimet e pa kompletuara dhe ato që nuk plotësojnë kushtet e kërkuara nuk do të merren parasysh.

Konkursi mbetet i hapur deri më datën: 02.09.2022, Ora: 16:00h

Tagged as: agjente e shitjes, dragash, Klient, kujtesa, prizren, Retail, shitje, Shop, suhareke

#dragash
13937
268
2160
8454