Konkurs i skaduar
Shop Manager
Kujtesa
Pozita: Shop Manager
Vendi: Prishtinë
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Përgjegjës për arritjen e rezultateve për klientët rezidencial/individual të hyrave dhe rritjes së bazës së klientëve në segmentin e shopeve;
- Organizon punën në pikat zyrtare të shitjes të Kujtesa Net;
- Përpilon strategjinë e zhvillimit për klient privat individual/rezidencial;
- Siguron definimin e proceseve dhe procedurave për menaxhimin dhe mbajtjen e llogarive të klientëve individual/rezidencial;
- Ofron lidership të përgjithshëm dhe organzim për personelin e shitjes së produkteve për klient individual/rezidencial;
- Bashkëpunon së afërmi me Departamentin e Marketingut për zhvllimin e produkteve për klient individual/rezidencial;
- Përgjegjës për arritjen e objektivave dhe planeve në bashkepunim me departamentet e tjera: teknikë, financa dhe administratë;
- Organizimi i kanaleve të shitjes nëpërmjet shitjes direkte dhe indirekte;
- Kryen dhe punë të tjera të deleguara nga Drejtori i Shitjes, brenda përgjegjësive të tij/saj.
Kushtet dhe kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë Universitare (e preferueshme në Fushën e Ekonomisë);
- Të ketë mbi 2 vite përvojë punë në sektorin e Shitjes;.
- Të ketë njohuri të gjuhës Angleze;.
- Njohuri të programeve të paketës së Microsoft Office;
- I/e gatshëm/me të punoj në zyrë dhe në terren;
- I/e gatshëm/me të punoj me orar fleksibil, sipas kërkesave të punës në terren;
- Të posedoj patent shofer, kategoria B
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- CV
- Çertifikatat e trajnimeve eventuale (jo e domosdoshme)
- Letër Rekomanduese apo referenca (jo e domosdoshme).
Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë përmes këtij linku: KosovaJob ose përmes email-it (postës elektronike) në: [email protected]
Aplikimet e pa kompletuara dhe ato që nuk plotësojnë kushtet e kërkuara nuk do të merren parasysh.
Konkursi mbetet i hapur deri më datën: 02.09.2022, Ora: 16:00h