Konkurs i skaduar

Regional Sales Manager

Eppc Kosovo
  • 04.09.2022
  • Prishtinë
  • Shitje

EPPC Kosovo kërkon një Regional Sales Manager për klientin e saj, kompani me rreth 30 vite eksperiencë në treg, në prodhimin e produkteve të qumështit.

 

Përgjegjësitë kryesore:

  • Mirëmbajtja e rrjetit ekzistues të klientëve dhe identifikimi i klientëve të rinj, nisur nga analiza të kujdesshme të portfolios ekzistues;
  • Informimi i klientëve mbi kompaninë, produktet e saj, përfitimet, bonuset, skemat e ndryshme dhe çdo lloj komunikimi në lidhje me mbledhjen e informacionit të tregut;
  • Ndjekja e proceseve të punës siç përcaktohet në udhëzimet e shitjeve dhe në përputhje me synimet e caktuara nga kompania;
  • Kryerja e aktiviteteve të shitjes me qëllim përmbushjen e nevojave të klientëve dhe arritjen e objektivave të paracaktuara të shitjes;
  • Njohja, dokumentimi dhe lajmërimi i kolegëve dhe eprorëve rreth ndodhive dhe çështjeve problematike të ngritura nga klientët ose nga vetë ai;
  • Menaxhimi i grupit të agjentëve dhe shpërndarësve të shitjes, si dhe ofrimi i trajnimit për punonjësit e rinj;
  • Menaxhimi i stafit dhe logjistikës së magazinës në Prishtinë.

 

Kërkesat për këtë pozicion janë:

  • Diplomë Universitare;
  • Të paktën 3 vjet eksperiencë e mëparshme;
  • Njohuri shumë të mira kompjuteri dhe aftësi për të mësuar programet/sistemet aplikative të shitjes;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi, person energjik dhe i motivuar;
  • Paraqitje profesionale, të jetë i/e orientuar drejt shërbimit të klientit;
  • Aftësi për të punuar individualisht dhe në grup;
  • Posedimi i patentë shoferit.

 

Të dhënat:

Pozicioni:                             Regional Sales Manager

Lokacioni:                            Prishtinë

Paga:                                    Konkurruese

Kontrata:                             Sipas ligjit të punës

Aplikimet mbyllen më:    04.09.2022

 

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur në subject pozicionin ‘Regional Sales Manager’  në adresën e e-mail-it: [email protected]l

 

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen tutje. Te ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.

 

Apliko për këtë pozitë
#shitje #prishtinë
13937
268
2160
8454