Këshilltarë Shitjesh H&M
Këshilltarë Shitjesh H&M
Job Good! Life Good!
The HeadHunter Group, is an innovative employment and recruitment company, with offices in Macedonia, Albania, Kosovo, Montenegro, Bosnia and Herzegovina, Serbia, Cyprus, Greece, Bulgaria and the United States. We offer the highest mentality in human resource management and our core business is staffing solutions for job seekers and employers.
Mirë se vini në H&M! – Një vend pune ku mund të jeni vetvetja dhe shumë më tepër!
Për super klientin tonë H&M, ne jemi në kërkim të Këshilltarëve të Shitjes për dyqanin e tyre të ri në Prishtinë.
Pozicioni i Asistentit të Shitjeve është pika fillestare në H&M dhe prezantimi juaj në botën me ritme të shpejta të modës globale. Ky pozicion pune mund të jetë argëtues dhe një shans për të mësuar dhe rritur, ose për të filluar një karrierë të përjetshme në industrinë e modës.
Si një asistent shitjesh, ju do të zotëroni bazat e drejtimit të një dyqani, do t’i bashkoheni një ekipi të talentuar miqsh të rinj – dhe më e rëndësishmja – do të mësoni se si t’i bëni klientët tanë të ndihen të mirëpritur, të lumtur dhe të frymëzuar.
Jeni vetvetja dhe më shumë në H&M!
Përshkrimi i punës
- Të iu ofroni klientëve një nivel të lartë shërbimi në dyqan
- Të përdorni njohuritë e produkteve dhe modës për të frymëzuar klientin duke ofruar sugjerime për blerje, duke promovuar fushata, oferta, aktivitete dhe iniciativa të kompanisë
- Të pranoni dërgesat dhe rimbushjen e mallit në kohë
- Të praktikoni shitjen e veshjeve më të fundit
- Të ndiqni procedurat dhe praktikat më të mira të kompanisë
- Pjesëmarrje aktive në përgatitjen dhe zbatimin e të gjitha aktiviteteve komerciale
- Mbështetje aktive e kolegëve përmes punës në grup
- Të punoni në përputhje me standardet e H&M dhe rregulloret lokale, me rutinat e shëndetit dhe sigurisë, për të garantuar siguri për ju, kolegët dhe klientët në çdo kohë
Si të gjithë në H&M, ne besojmë se keni një frymë sipërmarrëse, jeni një komunikues i shkëlqyer, një lojtar ambicioz dhe ekipor, i hapur ndaj sfidave me një motivim të fortë të brendshëm dhe një qëndrim pozitiv.
Aftësitë dhe Përvoja
- I/e fokusuar te klientët
- Të vetëdijshëm për trendet aktuale të modës për të parashikuar nevojat e klientëve
- Aftësi për të arritur targetet dhe për të punuar në një mjedis të shpejtë
- I/e motivuar dhe pozitiv/e
- Bashkëpunues
- Mendjehapur, fleksibil dhe i/e adaptueshme ndaj ndryshimeve.
- Gati për të mësuar dhe zhvilluar vazhdimisht
Ju duket interesante? Këtu është shansi juaj për një karrierë me mundësi të pafundme!
Të gjithë aplikantët mund t’a dergojnë CV-në e përditësuar në gjuhën angleze në këtë email: