Konkurs i skaduar

Trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore

Mercurius Consulting
  • 18.09.2022
  • Prishtinë
  • Burime - Njerëzore
Trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore

Trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore

Certifikohu për HR1

Mercurius Consulting po rifillon fazën e trajnimeve nga muaji Shtator 2022 për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore – HR1, i cili tashmë është zyrtarisht i hapur për aplikim. Përgjatë këtij trajnimi pjesëmarrësit do të marrin njohuri rreth procedurave, specifikave, shkathtësive, aspektit ligjor në saje të mbarëvajtjes së punës në departamentin e Burimeve Njerëzore.

Ky trajnim i dedikohet të gjithë atyre pjesëmarrësve potencialë, të cilët planifikojnë apo aktualisht merren me burime njerëzore në cilësinë e Asistentit, Menaxherit apo edhe Rekrutuesit në kompani të ndryshme. Njohuritë që do të merren do të ndihmojnë për avancimin në pozitë apo për zhvillimin e kapaciteteve personale dhe profesionale afatgjatë.

Objektivat e trajnimit:

Pas përfundimit të këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të arrijnë të fitojnë:

  • Njohuri mbi procesin e rekrutimit, vlerësimin dhe përzgjedhjen e kandidatëve të përshtatshëm.
  • Njohuri rreth aktualiteteve të tregut të punës, rëndësisë dhe llojeve të motivimit për punëtorët përmes bashkëbisedimit.
  • Njohuri mbi shkathtësitë rreth pyetjeve të duhura përgjatë intervistës, llojeve të testimit dhe negocimeve të ofertës për punëtorët potencialë.
  • Njohuri mbi krijimin e kanaleve të shëndosha të komunikimit në mes të punëtorëve dhe punëdhënësve.
  • Njohuri mbi procedurat ligjore, me të cilat ballafaqohet një profesionist i HR në vendin e punës.
  • Do të kuptojnë sistemet e vlerësimit dhe menaxhimit të performancës nga kompanitë vendore dhe ato ndërkombëtare.
  • Do të kuptojnë rëndësinë e motivimit dhe onboarding të punëtorëve, si dhe do të njoftohen me këto specifika nga shembuj të kompanive lokale.

Temat e trajnimit:

Trajnimi përmban temat me komponentët e mëposhtëm:

  1. Arsyet që punëtorët vendosin të largohen nga vendi i punës (Hyrje).
  2. Njohuri me konceptet themelore të burimeve njerëzore, menaxhimit të talenteve dhe mbajtjes së punëtorëve.
  3. Procedura e rekrutimit.
  4. Llojet e testimeve përgjatë intervistave, marrja e vendimit dhe negocimi i ofertës.
  5. Krijimi i një performance të lartë punuese.
  6. Vlerësimi dhe menaxhimi i performancës.
  7. Mënyrat e angazhimit të kompanive ndërkombëtare për mbajtjen e fuqisë punëtore.
  8. Rëndësia e dhënies së feedback-ut dhe menaxhimit të performancës.
  9. Shkathtësitë e komunikimit për të shkëmbyer feedback ndërkolegial.
  10. Katër metodat për shkëmbimin e feedback-ut dhe Planifikimi i Performancës.
  11. Kontratat e Punës dhe Anekset Shtesë.
  12. Akti i Brendshëm i Punëdhënësit dhe Rregullorja e Komisionit Disiplinor.
  13. Vendimet për Pushime. Vendimet për Pushime.

Orari dhe koha e trajnimit:

Trajnimi do të zgjasë 6 ditë. Duke filluar nga data 20 Shtator deri më 6 Tetor – 3 javë nga 2 ditë.

Të marteve dhe të enjtëve prej ora 18:00 – 20:00 (2 orë në ditë).

Vendi i Trajnimit:

Në lokalet e Mercurius Consulting në Prishtinë. Adresa: Rr. Mbreti Justinian Lokali 36, Kati 2, Prishtinë, Kosovë. www.mercurius.co Tel: +383 45 111 151

Çmimi i Trajnimit:

Kushton 199* Euro me TVSH. Pas aplikimit tuaj përmes formës më poshtë ju dërgohen përmes email-it udhëzimet për pagesë.

        *Early Bird: Të gjithë ata që kryejnë pagesën deri me datën 03 Shtator 2022 përfitojnë -20% zbritje (nga 199 në 169 EUR).

Në fund të trajnimit në fjalë çdo pjesëmarrës do të pajiset me certifikatë pjesëmarrjeje.

👣Nxitoni, vendet janë të limituara.

Aplikimi juaj do të konsiderohet i suksesshëm në momentin që kryhet pagesa.

Biografia e Trajnerit, Shkumbin Ibraimi.

Shkumbin Ibraimi, është Specialist i Burimeve Njerëzore dhe Motivator, ku u ndihmon punonjësve t`i përmirësojnë vlerat e tyre, duke ngritur aftësitë për të arritur objektivat. Ka mbaruar studimet në Juridik dhe ka ndjekur certifikimet në menaxhimin e projekteve.

Me mbi 15 vite përvojë menaxheriale të nivelit të lartë, ka punuar në cilësinë e Menaxherit të Burimeve Njerëzore për 5 vite në “CACTTUS”, një ndër kompanitë më të mëdha kosovare në fushën e TIK-ut. Me pas për 2 vite ka punuar në ndërmarrjet për shitje me pakicë “Meridian Express” dhe “Albi Group” në cilësinë e Menaxherit të BNJ dhe Trajner. Gjithashtu është i certifikuar si Auditor i Brendshëm për ISO 9002 dhe ISO 27001.

Tani është Partner Menaxhues dhe Drejtor Ekzekutiv i Mercurius Consulting, kompani e cila është e specializuar për t’u ndihmuar bizneseve në rritje e kapaciteteve njerëzore, duke u ofruar shërbime konsulente në fushën e Rekrutimit dhe Përzgjedhjes së Stafit, HR Outsourcing, Trajnim dhe Motivim, Lidershipit dhe Menaxhmentit.

Tagged as: Bazat e Menaxhimit, burime njerezore, hr, mercurius consulting, prishtine, trajnim

#burime njerëzore #prishtinë
13937
268
2160
8454