Konkurs i skaduar

Inxhinier i Ndërtimtarisë

AZTECH
  • 31.08.2022
  • Prishtinë
  • Ndertimtari

Kompania AZTECH është lider në fushën e shitjes me pakicë dhe shumicë për lëminë e elektronikës në tregun Kosovar. Aktualisht kompania AZTECH zhvillon aktivitetin e saj në qytete të ndryshme të Kosovës. Kompania AZTECH shpall konkurs - vende të lira pune për pozitën:

Inxhinier i Ndërtimtarisë

Vendi: Parku i biznesit - Obiliq

Kualifikimet, detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Inxhinieri duhet të ketë mbaruar Fakultetin Bachelor ose Master, dega Konstruktiv.
  • Inxhinieri i ndërtimtarisë ka për detyrë mbikqyrjen e punëve në teren. Projekti i përket ndërtimit të qendrës logjistike për AZTECH.
  • Inxhinieri duhet të jetë i përgatitur që të merret me organizimin dhe drejtimin e punimeve të ndërtimit në përputhje me projektin, paramasën, specifikimet teknike dhe standardet deri në çertifikimin e punimeve dhe dorëzimin e objektit.
  • Planifikon mënyrën e realizimit të objektivave dhe ndjek në mënyrë të vazhdueshme realizimin e tyre;
  • Identifikon çdo pengesë në realizimin e objektivave dhe i raporton ato udhëheqësit të kompanisë/menaxherit;
  • Identifikon problemet teknike që kërkojnë zgjidhje për mbarëvajtjen e punimeve, drejton dhe propozon mënyrat dhe format e zgjidhjes së tyre;
  • Raporton në baza ditore tek përgjegjësi duke dorëzuar dokumente mbështetëse për punën e bërë në punishte;
  • Ndjek dhe siguron që rregullat e etikës dhe disiplinës në punë të zbatohen me korrektësi;
  • Realizon dhe mban përgjegjësi për të gjithë detyrat e tjera që i ngarkohen.

Të interesuarit mund ta dërgojnë CV-në e tyre në: [email protected]

Afati për aplikim deri me datë: 31.08.2022

Për informatën tuaj, vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.

Apliko për këtë pozitë
#ndertimtari #prishtinë
13937
268
2160
8453