Konkurs i skaduar

Praktikant/e në Qendrën e Thirrjeve

IPKO
  • 06.09.2022
  • Prishtinë
Praktikant/e në Qendrën e Thirrjeve

IPKO është një nga organizatat më të suksesshme në Kosovë dhe gjithnjë në rritje. Ne e kemi arritur suksesin përmes profesionalizmit, kreativitetit dhe punës ekipore. Ne jemi vazhdimisht në kërkim të personave të talentuar që të na bashkohen në punën tonë. Kësaj radhe, shpallim konkurs për:

Praktikant/e në Qendrën e Thirrjeve

Praktikanti/ja në Qendrën e Thirrjeve do t’i ketë këto përgjegjësi:

  • Kryen në mënyrë efektive pranimin e thirrjeve nga klientët  për të zgjidhur të gjitha kërkesat, shqetësimet dhe ankesat e tyre, dhe iu ofron te gjitha informatat e nevojshme me kohë.
  • Ofron shërbimet e  aktivizimit/ de aktivizimit për shërbimet individuale.
  • Kujdeset që klientët të marrin përgjigje në lidhje me pyetjet, kërkesat ose ankesat e tyre, duke siguruar informata të sakta, duke mbledh opinione ose bërë anketa.
  • Kryen të gjitha detyrat e tjera të përcaktuara nga menaxheri/ja në kuadër të fushës së përgjegjësisë.

Për t’u konsideruar për këtë pozitë, kandidati/ja duhet të ketë përvojën, shkathtësitë, njohuritë dhe cilësitë si në vijim:

  • Duhet të jetë student ose të ketë diplomë universitare
  • Shkathtësi të avancuara kompjuterike, i fokusuar në klientë, njohuri të shkëlqyeshme të platformave dhe softuerëve që përdoren.
  • Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës shqipe, angleze; njohja e gjuhëve të tjera përbën përparësi.
  • Shkathtësi në komunikim me gojë dhe me shkrim.
  • Aftësi për të komunikuar me punonjësit dhe kontaktet e ndryshme afariste në mënyrë profesionale dhe me mirësjellje.
  • Aftësi për të punuar nën presion të vazhdueshëm.
  • Aftësi për të komunikuar me numër të madh të klientëve për çdo ditë.
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe shkathtësi të fuqishme ndërpersonale.
  • Nivel të lartë të motivimit dhe në gjendje të punojë shpejt dhe në mënyrë efektive.

Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.

Vendi i punës: Prishtinë

Afati i fundit për aplikim është data 06.09.2022

Vendi:
Prishtinë

Afati i aplikimit:
06/09/2022

Tagged as: ipko, kreativitetit, Ofron shërbimet e  aktivizimit, Praktikant ne qendren e thirrjeve, Praktikante në Qendrën e Thirrjeve, prishtine, profesionalizim, pune ekipore, qendra e thirrjeve

#prishtinë
13937
268
2160
8453