Përgjegjës Teknik
  • 0800 21212
Skaduar
KFC Kosova
Prishtinë
Teknik
Përshkrimi

KFC KOSOVA PO KËRKON

PËRGJEGJËS TEKNIK

Brendi KFC është i pari kur bëhet fjalë për shërbim të pulës. KFC Kosova është një vend i mrekullueshëm për të punuar, me një ambient pune argëtues dhe motivues, me mundësi zhvillimi dhe avancim për gjithë ata që duan të kenë një karrierë të bujshme. Sot, kemi punësuar mbi 300 individë, me karrierë të ndritshme në 12 restaurantet tona nëpër Kosovë dhe më shumë se 25 në zyrën tonë qendrore, të cilët dinë si të jenë më të mirët, dinë të krijojnë ndryshimin, si dhe më e rëndësishmja dinë si të bëjnë qejf.

PSE TË BËHENI PJESË E KFC KOSOVA:

  • Kontratë pune sipas ligjeve të Kosovës
  • Pushim Vjetor & Mjekësor
  • Sigurim Shëndetësor
  • Bonuse & Incentiva
  • Pagë konkurruese
  • Vlerësime të rregullta të performancës
  • Trajnime të njohura ndërkombëtarisht
  • Karrierë ndërkombëtare
  • Shujtë ditore falas në KFC
  • 20% Zbritje në çdo blerje në KFC
  • Aktivitete sociale dhe kulturë të punës

PËRGJEGJËSITË:

  • Përgjegjës për mirëmbajtjen teknike të restauranteve
  • Përkujdeset për të gjitha dëmet dhe defektet eventuale në restaurante;
  • Kujdeset për rregullime dhe ndërrime hidraulike / PVC, elektrike, të xhamave, poqeve elektrike dhe riparime të përgjithshme;
  • Kontrollon dhe dirigjon shpenzimet dhe çmimet e riparimeve te paisjeve;
  • Inspekton pajisjet dhe sistemet për të identifikuar çdo problem;
  • Mbikqyr bashkëpunëtorët e kontraktuar gjatë punimeve dhe riparimeve në restaurante;
  • Kryen kontrolla periodike të cilësisë së pajisjeve dhe sistemeve për t’u siguruar që gjithçka është sipas standardeve.
  • Kryen inspektime dhe lista kontrolluese javore, mujore dhe vjetore për planet e mirëmbajtjes dhe riparimet e kryera

KUALIFIKIMET:

  • Të ketë të përfunduar shkollën e mesme teknike ose ndonjë drejtim relevant
  • Të ketë njohuri të përgjithshme për mjetet dhe pajisjet e zakonshme teknike, elektrike, elektronike, hidraulike dhe sistemeve të tjera
  • Minimum 2 vite përvojë pune të demonstruar në fushën e ndërtimatrisë, makinerisë apo të tjera relevante
  • Shkathtësi manuale, vëmendje ndaj detajeve dhe vetë-iniciativë
  • Komunikativ, qëndrim pozitiv dhe profesional
  • I/e gatshëm/e të punojë në një ambient pune me dinamikë të shpejt zhvillimi dhe nacionalitete të ndryshme.
  • Leje të vozitjes, kategoria B

Aplikimi bëhet deri më date 15.11.2021 përmes email-it work@kfc-ks.com, duke dërguar CV dhe çdo dokument tjetër relavant për pozitën në fjalë me titull “Përgjegjës Teknik”.

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
6895
165
1520
6532