Vende të lira të punës (31)
Korporata “Olti Trasing” SH.P.K. me seli në adresën: Rr. “Imzot Nikë Prela”, Lagjia: “Ulpian”, pn., Prishtinë, 10 000, Republika e Kosovës, në përputhje me Statutin e Korporatës dhe duke u bazuar në dispozitat e nenit 8 Rregullores për Funksionimin e Brendshëm të Korporatës, më datë 29.07.2021, shpall ketë:
K O N K U R S
Me qëllim të avancimit dhe të rritjes së veprimtarisë, “Olti Trasing”, tani është duke kërkuar staf mbështetës të kualifikuar dhe profesional për pozitat e punës si në vijim:
- Inxhinier/e i Arkitekturës
Detyrat e punës dhe përgjegjësitë:
- Aftësi për të përcaktuar qëllimet dhe kërkesat e punëdhënësit, kontraktorëve, nënkontraktorve, klientëve me anë të projekteve;
- Matja e hapësirave në terren, dizajni i produkteve dhe përgatitja e projekteve sipas kërkesave të klientëve,
- Mbikëqyrja dhe menaxhimi i proceseve të ndërtimit, prodhimit në korporatë si dhe mbikëqyrja dhe menaxhimi i ekzekutimit të projekteve dhe të punësuarave në terren;
- Sipas kërkesës së mbikëqyrësit kryen edhe punë të tjera që ndërlidhen me vendin e punës.
Kualifikimet dhe shkathtësitë profesionale:
- Dëshmi mbi kualifikimet profesionale bachelor, përparësi kanë ata me Mastër të Fakultetit të Ndërtimtarisë-Arkitekturës;
- Njohje të shkëlqyeshme të gjuhës angleze është domosdoshme, njohja e gjuhëve të tjera është përparësi;
- Përvojë pune 5 vjeçare në kompanitë të fushave të ngjashme, pas diplomimit e preferueshme;
- Të ketë aftësi të mira kompjuterike në gjithë aplikacionet në “MS Office”, aplikacionet Excel, Word, Power Point, ArchiCad, AutoCad, Corel Draw, etj;
- Të posedoj patentë shofer për kategorinë “B”, dhe të njoh gjuhë të huaj (Angleze etj) .
Çka ofrojm ne:
- Punësim afatgjatë, ku të punësuarit do të paisen mënjëherë me kontratë të punës;
- Paga joshëse, dhe ambient të rehatshëm të punës etj.
- Zyrtar për (Teknologji Informative) IT (2 Pozita)
Detyrat e punës dhe përgjegjësitë:
- Kujdeset për funksionin e të gjitha pajisjeve të teknologjisë informative për të krijuar një sistem funksional ne përputhje me nevojat dhe kërkesat e ndërmarrjes.
- Përgatitja e kërkesave të shfrytëzueseve dhe specifikacioneve tjera teknike;
- Bën montimin e pajisjeve të teknologjisë informative përfshirë kompjuter, printer, skaner dhe pajisje tjera;
- Mbikëqyrë rrjetin e internetit dhe wireless-it, bën shpërndarje të kohë pas kohëshme të rrjetit sipas nevojave të paraqitura.
- Sipas nevojës bën edhe formatizimet e PC-ve
- Ndihmon personelin e ndërmarrjes në përdorimin e pajisjeve të teknologjisë informative.
- Instalon kompjuterët me sisteme operative Windows, Office dhe softuer tjetër sipas nevojës duke u kujdesur për ruajtjen e shënimeve;
- Ndihmon në rregullimin dhe monitorimin e masave përforcuese të programeve softuerike dhe shërbimet ndihmëse.
- Si dhe shërbimet tjera të nevojëshme nga fusha e IT-s, sipas kërkesës së punëdhënësit;
Kualifikimet dhe shkathtësitë profesionale:
- Diploma e përkatëse për ketë fushë Fakulteti i Shkencave Kompjuterike dhe Teknologji Informative, ose diplome tjetër të fushave përkatëse;
- Përvojë dy (2) vite pune në pozita të ngjashme;
- Njohja e gjuhës angleze e dmosdoshme, ndërsa njohja e gjuhëve të tjera përparësi;
- Certifikata, referenca dhe dëshmi tjera që mund të ketë lidhur me ketë pozitë;
- Të posedoj patentë shofer për kategorinë “B”.
Çka ofrojm ne:
- Punësim afatgjatë, ku të punësuarit do të paisen mënjëherë me kontratë të punës;
- Paga joshëse, dhe ambient të rehatshëm të punës etj.
- Zyrtar/e Administrative
Detyrat e punës dhe përgjegjësitë:
- Organizon punët administrative;
- Bene arkivimin dhe sistemimin e dokumentacionit perkates;
- Bene scanimin dhe percjelljen e dokumentacionit;
- Pranon dhe bene thirrje telefonike ne lidhje me çeshtjet administrative dhe sipas udhezimit te mbikqyrësit;
- Përgjegjes në punet administrative, dhe rregullime te dokumentacionit;
- Sjellet në bazë të kodit të mirsjelljes brenda kompanisë;
- Sipas kërkesës së mbikëqyrësit kryen edhe punë të tjera që ndërlidhen me vendin e punës.
Kualifikimet dhe shkathtësitë profesionale:
- Dëshmi mbi kualifikimet profesionale;
- Përvojë pune në pozita të ngjashme (e preferueshme);
- Certifikata, referenca dhe dëshmi tjera që mund të ketë lidhur me ketë pozitë;
- Të posedoj patentë shofer për kategorinë “B”, dhe të njoh gjuhë të huaj (Angleze etj).
- Zyrtar Ligjor/e (Jurist/e)
Detyrat e punës dhe përgjegjësitë:
- Përfaqëson kompaninë në çështje juridike;
- Bënë kontratat e punëtorëve dhe shkresa të ndryshme sa i perket lëmisë së marrëdhënies së punës;
- Përcjell legjislacionin dhe rregulloret që e atakojn kompaninë;
- Hartoj rregulloret e brendëshme për kompaninë;
- Harton vendimet për pushimë për të punsuarit e kompanisë;
- Përcjell festat zyrtare dhe harmonizon njoftimet për festa;
- Sipas kërkesës së mbikëqyrësit kryen edhe punë të tjera që ndërlidhen me vendin e punës.
Kualifikimet dhe shkathtësitë profesionale:
- Dëshmi mbi kualifikimet profesionale;
- Përvojë pune në pozita të ngjashme 3 vite (e preferueshme);
- Certifikata, referenca dhe dëshmi tjera që mund të ketë lidhur me ketë pozitë;
- Të posedoj patentë shofer për kategorinë “B”, dhe të njoh gjuhë të huaj (Angleze etj).
- Vozitës - dy (2) pozita
Detyrat e punës dhe përgjegjësitë:
- Kryejnë të gjitha shërbimet e vozitjes brenda kompanisë;
- Kujdeset për zbatimin e të gjitha kërkesave dhe urdhëresave të punëdhënësit;
Kualifikimet dhe shkathtësitë profesionale :
- Përvojë pune në pozita të ngjashme;
- Të posedoj patentë shofer për kategorinë “B”, përparësi kategoria “C”.
Çka ofrojm ne:
- Punësim afatgjatë, ku të punësuarit do të paisen mënjëherë me kontratë të punës;
- Paga joshëse, dhe ambient të rehatshëm të punës etj.
- Mjeshtër dhe Punëtor të fushës së ndërtimtarisë (25 Pozita)
Detyrat e punës dhe përgjegjësitë:
- Kryejnë të gjitha punët lidhur me ndërtim, rindërtim, suvatim, elektrikës, hidros etj;
- Kujdeset për zbatimin e të gjitha kërkesave dhe urdhëresave të përgjegjësëve;
Kualifikimet dhe shkathtësitë profesionale :
- Përvojë pune në pozita të ngjashme;
- Të posedoj patentë shofer për kategorinë “B”, përparësi.
Çka ofrojm ne:
- Punësim afatgjatë, ku të punësuarit do të paisen mënjëherë me kontratë të punës;
- Paga joshëse, dhe ambient të rehatshëm të punës etj.
Informata shtesë:
- Të gjithë të interesuarit për këto pozita mund të aplikojnë ku së bashku me Aplikacionin, të bashkëngjitni CV-në, dhe dokumentet tjera mbështetëse, të vendosura në një zarf të mbyllur, të cilat i dërgoni në adresën e kompanis “Beni Dona”, me seli: Rr. “Imzot Nikë Prela”, pn, Ulpianë, Ndërtesa “Doniak –I-”, Kati 4, në Prishtinë.
- Aplikacionet mund të dorëzohen dhe në e-mail: [email protected], (tel: 044 508 507) në subject të ceket: Emri Mbiemri, dhe Pozita në të cilën aplikoni;
- Afati për aplikim do të jetë nga data 29 korrik 2021 deri më 27 gusht 2021, (30 ditë).
- VËREJTJE: Dokumente e pakompletuara, dhe dokumente të cilat nuk plotësohen sipas specifikave të lartcekura nuk do të trajtohen. Vetëm kandidatët/et të cilët hyjnë në përzgjedhjen e ngushtë për intervistë do të ftohen.