Regional Sales Manager
EPPC Kosovo kërkon një Regional Sales Manager për klientin e saj, kompani me rreth 30 vite eksperiencë në treg, në prodhimin e produkteve të qumështit.
Përgjegjësitë kryesore:
- Mirëmbajtja e rrjetit ekzistues të klientëve dhe identifikimi i klientëve të rinj, nisur nga analiza të kujdesshme të portfolios ekzistues;
- Informimi i klientëve mbi kompaninë, produktet e saj, përfitimet, bonuset, skemat e ndryshme dhe çdo lloj komunikimi në lidhje me mbledhjen e informacionit të tregut;
- Ndjekja e proceseve të punës siç përcaktohet në udhëzimet e shitjeve dhe në përputhje me synimet e caktuara nga kompania;
- Kryerja e aktiviteteve të shitjes me qëllim përmbushjen e nevojave të klientëve dhe arritjen e objektivave të paracaktuara të shitjes;
- Njohja, dokumentimi dhe lajmërimi i kolegëve dhe eprorëve rreth ndodhive dhe çështjeve problematike të ngritura nga klientët ose nga vetë ai;
- Menaxhimi i grupit të agjentëve dhe shpërndarësve të shitjes, si dhe ofrimi i trajnimit për punonjësit e rinj;
- Menaxhimi i stafit dhe logjistikës së magazinës në Prishtinë.
Kërkesat për këtë pozicion janë:
- Diplomë Universitare;
- Të paktën 3 vjet eksperiencë e mëparshme;
- Njohuri shumë të mira kompjuteri dhe aftësi për të mësuar programet/sistemet aplikative të shitjes;
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi, person energjik dhe i motivuar;
- Paraqitje profesionale, të jetë i/e orientuar drejt shërbimit të klientit;
- Aftësi për të punuar individualisht dhe në grup;
- Posedimi i patentë shoferit.
Të dhënat:
Pozicioni: Regional Sales Manager
Lokacioni: Prishtinë
Paga: Konkurruese
Kontrata: Sipas ligjit të punës
Aplikimet mbyllen më: 04.09.2022
Si të aplikoni:
Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur në subject pozicionin ‘Regional Sales Manager’ në adresën e e-mail-it: [email protected]l
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen tutje. Te ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
Apliko për këtë pozitë