Vende të lira të punës
  • Jo Publik
Skaduar
Elteco Group L.L.C
Prishtinë
Administrate Financa Shitje Te tjera
Përshkrimi

“HRC Kosova” është kompani e specializuar e cila ofron shërbime të Rekrutimit dhe Burimeve Njerëzore. Misioni ynë është të sigurojë menaxhim efektiv duke zhvilluar dhe zbatuar praktika të cilat kontribuojnë në arritjen e qëllimeve të korporatave. HRC Kosova ka në pronësinë e saj dhe portalin e punës Portal Pune-HR Kosova.

https://www.facebook.com/portalpune.jobsite.kosova dhe www.portalpune-hrkosova.com

“HRC KOSOVA” në emër të klientit të saj Elteco Group L.L.C, një nga kompanitë më prestigjioze e cila është lidere në shitjen e materialeve elektike me shumicë dhe pakicë po kërkon të rekrutojë:

Lokacioni: Prishtinë

  • Financiere
  • Analiste e Blerjeve (Furnizuese)
  • Asistente Administrative
  • Shitëse

Financiere

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Regjistrimi I arkës në sistem;
  • Regjistrimi I bankave në sistem;
  • Regjistrimi I shitjeve ditore dhe mbylljet mujore të shitjeve;
  • Regjistrimin e shpenzimeve operative, qirasë, pagave, zhvlerësimit, kthimeve të shitjeve, notave kreditore, notave debitore, parapagimeve, tjera;
  • Regjistrimin e mjeteve themelore, mbajtja e regjistrimit dhe përcjellja e zhvlerësimit sipas politikave te kompanisë;
  • Kontrollimi I arkës, bankës në sistem dhe përgatitja e raporteve mujore;
  • Përcjellja e gjendjes së stokut dhe përgatitja e shitjes ne baza ditore;
  • Përgatitja e raportit ditor dhe mujor sipas formatit të përcaktuar;
  • Përcjellja e kartelave dhe barazimi me klient dhe furnitorë;
  • Të kontrolloj gjendjen e blerësve dhe mbajë të dhëna të përditësuara në lidhje me blerës;
  • Të mbajë kontakte direkte me konsulentët e jashtëm ashtu që të konsultohet në lidhje me trajtimet e ndryshme kontabël dhe taksat;
  • Raportimi I shpenzimeve dhe shitjeve ne baza ditore, javore, mujore.
  • Kryen pune dhe detyra të fushës përkatëse sipas kërkesës së menaxhmentit.

Njohurite dhe Shkathtësitë

  • Diplomë Universitare Fakulteti Ekonomik drejtimi Financa, Kontabilitet;
  • Të ketë minimalisht 2-3 vite përvojë në punë të ngjashme;
  • Përsonat që kanë certifikate e Teknik i Kontabilitetit nga SCAAK apo organizata te ngjajshme do të kenë përparsi;
  • Njohuri të mira të punës me kompjuter, njohuri të pakos Microsoft Office (Power Point, Excel, Word);
  • Njohja e gjuhës Angleze do të jetë përparësi;
  • Të ketë përkushtim dhe interesim për të mësuar;
  • Të ketë shkathtësi analitike, planifikuese, organizative dhe mbikëqyrëse;
  • Të jete i/e aftë të punojë në grup dhe punë individuale;
  • Të posedoj patente shofer. Kategoraia B

Analiste e Blerjeve (Furnizuese)

Përshkrimi i vendit të punës:
Detyrë parësore e analistit te blerjeve është të sigurohet se porositë e mallrave po bëhen me kohë, po bëhen tek furnitori i duhur, sipas kushteve te specifikuara kontraktuale dhe duke minimizuar kostot.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  •  Komunikon aktivisht me departamentin e shitjes dhe identifikon nevojat e kompanisë për furnizim;
  • Përpilon planin vjetor të furnizimit (importe dhe vendore) si në aspektin kohor po ashtu edhe atë financiar. Rishikon planin minimalisht në baza   tremujore;
  • Informohet dhe bënë analiza mbi ecurinë e shitjeve dhe stoqeve te sektorit përkatës, bënë parashikime dhe hulumton për furnitor te rinj dhe produkte te reja apo produkte alternative;
  • Hulumton tregun, analizon çmimet dhe kostot përcjellëse të blerjes (transporti, taksat etj);
  • Negocion çmimet dhe kushtet tjera të blerjes sipas politikave të kompanisë;
  • Jep porosi për blerje dhe kujdeset që ekzekutimi i saj të bëhet në kohën e duhur;
  •  Ndërton raporte dhe ruan ato me furnitorët dhe palët tjera relevante;
  • Sigurohet që të gjitha kushtet kontraktuale po respektohen nga të dyja palët;
  •  Mirëmban kartelat e furnitorëve dhe raporton për to në baza periodike;

    Njohuritë dhe shkathtësitë:
  • Diplomë Universitare (Menaxhim Biznesi, Ekonomik)
  • Të ketë së paku 2-3 vite përvojë në punë të ngjashme
  • Njohuri të mira të punës me kompjuter, njohuri të pakos Microsoft Office (Power Point, Excel, Word)
  •  Të njoh në nivel të avancuar gjuhën Angleze (në shkrim dhe në të folur) njohja e gjuhëve tjera do të jetë përparësi
  • Të ketë përkushtim dhe interesim për të mësuar
  • Të ketë shkathtësi analitike, planifikuese, organizative dhe mbikëqyrëse
  • Të posedoj patente shofer. Kategoria B

Asistente Administrative

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Mirëmbanë bazën e të dhënave të klientit dhe furnitorëve për qëllime përcjellëse;
  • Përgjigjet në telefonata dhe në kërkesat e klientëve në rrjete sociale;
  • Menaxhon furnizmet e zyrës dhe bënë porosi;
  • Përgatit raporte të rregullta për shpenzimet dhe buxhetet e zyrave;
  • Asiston zyren e financave dhe furnizimeve;
  • Mirëmbajtja dhe azhurnimi i bazave të të dhënave të kompanisë;
  • Përgjigjet në pyetjet nga punonjësit dhe klientët;
  • Rezervoni sallat e takimeve sipas kërkesës;
  • Shpërndan dhe ruan korrespondencën (p.sh. letrat, postat elektronike dhe paketat);

Njohuritë dhe shkathtësitë:

* Të ketë shkollim bachelor në fushën e Administratës ose Marketingut;

* Të këtë aftësi të mira organizative;

* Të ketë minimalisht 2 vite përvojë në punë të ngjashme;

*  Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese;

*  Njohja e gjuhës angleze si dhe njohja e ndonjë gjuhe tjetër të huaj do jetë përparësi;

Dokumentet e kërkuara:

  • CV
  • Çdo dokumentacion tjetër i cili dëshmon aftësitë dhe shkathtësitë e kërkuara për punë.

Vërejtje: Luten të aplikojnë vetëm kandidatët që seriozisht i plotësojnë kushtet e sipërshënuara.
CV tuaja dhe dokumentet mbështetëse dërgoni në emailin: [email protected]
Në “subject” ju lutem shënoni titullin e pozitës që po aplikoni. (Shembull: Financiere, Asisitenete Administrative etj…)
Konkursi do jetë i hapur deri me datë 15 nëntor 2021.

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
6690
166
1490
6430