Inxhinierë i Hidro-teknikës
SHPALLJE PËR PUNË
Kompania InstaBuilt me prezencë dhe fabrikë në Evrope (InstaBuilt Europe) dhe SHBA (InstaBuilt North America), që të dyja pjesë e grupit “BP Home Investment” si kompani zhvilluese me reputacion në sferën e patundshmërisë në Kosovë – tani me prezencë ndërkombëtarë në tregje internacionale e shpall këtë konkurs pune.
Industria e ndërtimit dhe konstruksionit po ndryshon vazhdimisht, sepse e ardhmja është ndryshe. Ne kemi marr guximin të integrojmë teknologjinë, profesionin dhe ndërtimin për të krijuar të ardhmen e jetesës, dhe kështu të transformojmë sektorin tonë në Kosovë. Profesioni, zhvillimi në karrierë, udhëtimet internacionale, dhe kompensimi i duhur, konsiderohen vlerë e shtuar për kompaninë tonë, dhe rrjedhimisht klientët e partnerët tanë.
Ndërtimi para-fabrikat e modulare është mundësi ideale për kandidatët që dëshirojnë të mësojnë, zhvillohen dhe aplikojnë njohuritë e tyre në një profesion që do të ketë të ardhme. Prandaj, të gjithë profesionistët që kërkojnë karrierë dinamike dhe janë ambicioz për tu zhvilluar në këtë drejtim për tregje internacionale janë të ftuar të aplikojnë për këtë pozitë.
Kemi kënaqësinë të ofrojmë mundësi punësimi për kohë të gjatë dhe me shanse të shkëlqyeshme për karrierë të suksesshme.
Pozita: Inxhinierë i Hidro-teknikës (Hydro-Technical Engineer)
Vendi i punës: Fabrika InstaBuilt (rruga Prishtinë/Mitrovicë-Milloshevë)
Paga: Konkurruese
Kohëzgjatja: Sipas marrveshjes
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
Detyre kryesore e të punësuarit do të jetë si në vijim:
- Dizajnimi dhe projektimi i Instalimeve të Hidrotenikes përkatësisht instalimeve te ujit dhe kanalizimit për projektet e zhvilluara nga kompania;
- Analizë e Plotë për fazën e Instalimeve të Hidroteknikes përkatësisht instalimeve të ujit dhe kanalizimit, për nevojat e kompanisë – Projekteve;
- Rekomandime profesionale lidhur me projektet e punuara nga kompanitë projektuese për nevojat e kompanisë;
- Punët tjera lidhur me ndërtimet duke përfshirë dhënien e njohurive profesionale për menaxhmentin, përmirësimin e projekteve ekzistuese, pjesëmarrjen ne implementimin e projekteve të kompanisë, etj.
- Organizimi/Mbeshtetje në punët dhe dhënien e instruksioneve për kontraktorët e kompanisë dhe mbikëqyrjen e realizimit të punëve nga ana e tyre konform planifikimit dhe organizimit të punëve dhe caktimit të prioriteteve
- Planifikimin e kryerjes së punëve, angazhimin e resurseve dhe mbikëqyrjen e punës.
- Informimin e udhëheqësve për mbarëvajtjen e punëve, ne pajtueshmëri me nevojat dhe kërkesat në vend-punim.
- Mbajtjen e saktë dhe të rregullt të shënimeve dhe raporteve mbi punët e kryera dhe ato të planifikuara dhe raportimin e rregullt të punëve tek udhëheqësit e kompanisë.
- Pranimin e detyrave nga Drejtori apo i autorizuari i tij dhe implementimin e tyre në vend-punim
- Detyrat tjera të përcaktuara nga Drejtori.
Kualifikimet Minimale:
Kandidati për pozitën e Inxhinier i Hidroteknikës duhet të posedojë njohuri të thella profesionale, si dhe aftësi të shkëlqyeshme hulumtuese, analitike dhe organizative.
Kandidati duhet të ketë përvojë paraprake në projektim të instalimeve hidrotenike -instalime të ujit dhe kanalizmit së paku 1 vit. Nëse kandidati ka përvoje pune edhe në mbikyrje/menaxhim do të konsiderohet përparësi.
Njohuri në njërin nga programet Revit, AutoCAD, ArchiCAD dhe programe për renderim.
Njohuri në paraqitje 3D të instalimeve, do të konsiderohet përparësi e madhe.
Po ashtu, Kandidati duhet të demonstrojë qasje pragmatike në gjetjen e zgjidhjeve adekuate me burime të kufizuara, të ketë aftësi të zhvilluara komunikimi (në mënyrë verbale dhe me shkrim), të ketë aftësi për të identifikuar prioritetet, të ketë aftësi për të bashkëvepruar me maturi dhe ndjeshmëri me kolegë dhe palë; të ketë aftësi për të punuar në mënyrë efikase nën presion kohor; të ketë aftësi për të trajtuar informatat e besueshme në mënyrë të duhur; të ketë aftësi të shkëlqyeshme në përdorimin e kompjuterit, dhe hulumtimit në internet.
Kandidati duhet të posedojë kualifikim universitar, eventualisht 3 provime para diplomimit.
Kandidati duhet të ketë njohuri të gjuhës angleze në të folur dhe në të shkruar, përparësi edhe njohja e gjuhës gjermane.
Të gjithë të interesuarit për këtë pozitë duhet të dërgojnë CV në e-mail adresën: [email protected]
Data e fundit për pranimin e aplikacioneve është 15 Nëntor 2021.