Zyrtar/e i/e Prokurimit (5)
“VENTIUS INTERNATIONAL” L.L.C, sipas nevojave dhe kërkesës së departamentit te prokurimit me seli qendrore në Gjakovë, shpallë konkurs pune për:
Zyrtar/e i/e Prokurimit
(5 vende të lira)
Detyrat dhe përgjegjsitë kryesore të kësaj pozite janë:
- Hulumtimi I tregut për tregjet vendore dhe nderkombëtare, përcjellja e trendeve të çmimeve;
- Hulumtimi dhe përcjellja e inovacioneve të produkteve në tregjet ndërkombëtare;
- Përcjellja dhe analiza e çmimeve të tregut në baza të caktuara kohore;
- Përgaditja e raporteve dhe analizave statistikore të ilustruara grafikisht;
- Të jeni të gatshëm të gatshëm të merrni përsipër punët e caktuara nga menaxheri i departamentit të prokurimit;
- Kryen punë tjera me kërkesë të mbikqyrësit të tij/saj;
- Vizita dhe përcjellja e panaireve të ndryshme.
Kërkesat për këtë pozitë janë:
- Kualifikim universitar
- Njohja e gjuhes angleze e domosdoshme
- Shkathtësi të shkëlqyera organizative, të zgjidhjes së problemeve dhe të menaxhimit të kohës.
- Shkathtësi efektive të komunikimit.
Ne ofrojmë:
- Zhvillim personal dhe profesional
- Mjedis motivues pune
- Trajnime të avansuara
- Mundesi avancimi në karierë
- Evente të kompanisë dhe aktivitete të shumta
- Sigurim shëndetsor
Dokumentacioni i kërkuar
- CV
- Dëshmi mbi shkollimin
- Certifikata tjera (përparësi).
- Dëshmi mbi përvojën e punës;
Mënyra e aplikimit:
Aplikimi mund të bëhet duke plotësuar aplikacionin fizik tek zyret qendrore në Rrugën “Nëna Terezë” (ish-fabrika Emin Duraku) , Gjakovë ose përmes emailit duke dërguar dokumentet e skenuara në: [email protected]
Konkursi është i hapur nga 19.10.2021 dhe përfundon më datë 31.10.2021 në ora 24:00
Për informata rreth konkursit mund te telefononi në (+383) 038 600 050 & +383 45 55 88 57 në orarin e punës 08:00 – 17:00.
SHËNIM: Të gjitha dokumentet e tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga ana e jonë. Dokumentet e pa kompletuara, të pa skanuara dhe ato që arrijnë pas skadimit të afatit të konkursit nuk do të shqyrtohen. Testimi i mundshëm me shkrim dhe intervista do të bëhen pas përfundimit të afatit për aplikim sipas procedurave të rekrutimit dhe pranimit të punëtorëve të rinj të kompanisë.
VËREJTJE: Çdo përgënjeshtrim i materialit, qoftë i qëllimshëm ose nga neglizhenca ose ndryshim materiali nga informatat e dhëna në deklaratën e sipër cekur do të rezultojë në skualifikimin e menjëhershëm.