Punëtorë në montim të paneleve metalike
Skaduar
SPAXEL
Prishtinë
Logjistike
Përshkrimi

Punëtorë në montim të paneleve metalike

Jemi duke kërkuar punëtorë të cilët do t’i bashkangjiten ekipit tonë të montimit në fabrikën e paneleve metalike “Liga Steel”.

Përshkrimi i punës:

Detyrat dhe pergjegjësitë:

Të bëjë montimin apo bashkimin e elementeve metalike në panele (mure) përkatëse me anë të shpueseve eletrike (trapan dore) apo saldimit.

  • Të përkujdeset për veglat dhe paisjet e punës.
  • Të respektojë rregullat e mbrojtjes në punë.
  • Të ndihmojë anëtarët e tjerë të ekipës për realizimin e detyrave.
  • Të bëjë prerjen e profileve në gjatësi me anë të sharrës metalike.
  • Të lexojë vizatimet teknike dhe të përdorë veglat matëse përkatëse.

Kualifikimet:

  • Diploma e shkollës së mesme teknike - Makineri apo Axhystatori.
  • Përvoja e punës me metale së paku 2 vite.
  • Aftësi për perdorim te veglave te punës, shpueses elektrike (trapanit) dhe sharrës metalike .
  • E preferuar aftësia per saldimin e çelikut.
  • E preferuar të ketë certifikatë trajnimi në fushën e axhystatorisë.

Për kompaninë:

Spaxel është kompani Amerikane e specializuar në ndërtimin dhe menaxhimin e ndërtesave të larta dhe të mesme me një theks te veçantë në konstruksionet metalike me çelik të profiluar në të ftohtë (LGS). Ne bëjmë projektimin, prodhimin dhe montimin e këtij lloji të paneleve në Fabrikën tonë të Çelikut në Kosovë për t’i eksportuar në Shtetet e Bashkuara për instalimin final.

Jemi duke kërkuar persona të motivuar dhe ambicioz me përvojë në përpunimin e metalit. Aspirojmë të krijojmë një mjedis profesionistësh me mundësi të shumta për trajnime dhe kurse të dedikuara për zhvillimin e tyre.

Ne aktualisht kemi të punësuar mbi 90 profesionistë të fushave të ndryshme në bizneset tona të ndërtimit, fabrikimit të çelikut dhe menaxhimit të pronës. Për më shumë informacion, ju lutemi referojuni faqes sonë të internetit: www.spaxel.com

Aplikantët duhet ti dërgojnë CV-të në emailin : [email protected]

Ju lutem specifikoni pozitën e punës për të cilën aplikoni.

Figures

Pozita e punës: Punëtorë në montim të elementeve metalike

Lokacioni : Lipjan

Kontrata: Sipas ligjit të punës në Kosovë.

Afati për aplikim: 12.12.2022

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
6878
187
1518
6523