Mesimedhenes/e (19), Edukator/e (2)
Skaduar
Komuna e Gjakovës
Gjakovë
Arsim & Edukim
Përshkrimi

Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 25/10/2022
Afati për aplikim: 25/11/2022 - 05/12/2022

Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore duke u bazuar në nenin 67, 68 dhe 69 paragrafi 2 te Ligjit numër 06/L-114 për Zyrtarët Publikë, nenin 5 paragrafi c të Ligjit numër 03/L-068 mbi Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës, Udhëzimin Administrativ (MASHTI) numër 05/2021 dhe 01/2022 për Normativin mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm, Udhëzimin Administrativ (MASHT) numër 05/2015 Normativi për Mësimdhënësit e Arsimit Profesional, si dhe nenin 2 paragrafi 2 të Statutit të Komunës së Gjakovës, shpall:

KONKURS PËR PRANIM

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar

  • Emri i grupit: Specialistë të Arsimit
  • Institucioni: Komuna e Gjakovës
  • Njësia: Drejtoria për Arsim
  • Lloji i pozitave: Nëpunës i Shërbimit Publik
  • Data e njoftimit: 25.10.2022
  • Afati për aplikim: 25.11.2022 – 05.12.2022
  • Numri i referencës: 01-111/01-24076

1. Përshkrimi i përgjithshëm i punës:

  • Të realizoj plan programin mësimor për vendin e punës, në harmoni me legjislacionin në fuqi, që të rregullojë fushat përkatëse për vendin e punës;
  • Të zbatoj detyrat e punës duke siguruar cilësinë dhe kompetencën profesionale në procesin e mësimdhënies;
  • Të përgatit me rregull planin mësimor, në përputhje me Kurrikulën Bërthamë; d. Të zbatojë metodologjitë e reja të mësimdhënies dhe vlerësimit në përputhje me Udhëzimet Kurikulare;
  • Të mbajë ditarin personal të vlerësimit të nxënësve;
  • Të marrë pjese aktive në organizimet jashtë mësimore me nxënës, si dhe g. Detyrat tjera që janë të përcaktuar me legjislacionin në fuqi.

2. Kërkesat e përgjithshme për pranim:

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.

3. Kërkesat e përgjithshme formale:

Sipas Udhëzimit Administrativ (MASHTI) numër 05/2021 dhe 01/2022 për Normativin mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm dhe Udhëzimit Administrativ (MASHT) numër 05/2015 Normativi për Mësimdhënësit e Arsimit Profesional.

4. Pozitat aktualisht të lira:

Nr. Titulli i pozitës Statusi Vendi i punës
1. Një (1) mësimdhënës për lëndën e fizikës me 8 orë mësimi në javë. Vend i lirë SHFMU “Dëshmorët e Kombit”
2. Një (1) edukatore për klasën parashkollor me 10 orë mësimi në javë. Vend i lirë SHFMU “Bajram Sadriu”
3. Një (1) mësimdhënës për lëndën e historisë me 8 orë mësimi në javë. Vend i lirë SHFMU “8 Dëshmorët”
4.

Një (1) mësimdhënës për lëndën e matematikës me 16 orë mësimi në javë.

Një (1) mësimdhënës për lëndën e edukatës fizike me 8 orë mësimi në javë.

Një (1) edukatore për klasën parashkollor

Vend i lirë

Vend i lirë

Vend i lirë

SHFMU “Kongresi i Manastirit”
5. Një (1) mësimdhënës për lëndën e gjuhës gjermane me 17 orë mësimi në javë. Vend i lirë SHFMU “Kongresi i Manastirit” dhe SHFMU “Pjeter Bogdani”
6. Një (1) mësimdhënës për lëndën e gjuhës gjermane me 20 orë mësimi në javë. Vend i lirë SHFMU “Zef Lush Marku”, SHFMU “Engjëll Gjoni” dhe SHFMU “Hamëz Cena”
7. Një (1) mësimdhënës për lëndën e gjuhës gjermane me 20 orë mësimi në javë. Vend i lirë SHFMU “Bajram Sadriu”, SHFMU “Zenel Sadiku”, SHFMU “Sylejman Vokshi” dhe SHFMU “Dy Dëshmorët”
8. Një (1) mësimdhënës për lëndën e gjuhës gjermane me 9 orë mësimi në javë. Vend i lirë SHFMU "8 Dëshmorët” dhe SHFMU “Jahë Salihu”
9. Një (1) mësimdhënës për lëndën histori – edukatë qytetare me 20 orë mësimi në javë. Zëvendësim SHFMU “Hamëz Cena”
  10. Një (1) mësimdhënës për lëndën e historisë me 20 orë mësimi në javë. Zëvendësim SHFMU “Mazllum Këpuska”
  11. Një (1) mësimdhënës për lëndën e matematikës me 20 + 4 orë mësimi në javë. Zëvendësim SHFMU “At Gjergj Fishta”
  12. Një (1) mësimdhënës për programin fillor. Zëvendësim SHFMU “Haxhi Hoti”
  13. Një (1) mësimdhënës për lëndën e matematikës me 12 orë mësimi në javë. Zëvendësim SHFMU “Pjeter Bogdani”
  14. Një (1) mësimdhënës për programin fillor. Zëvendësim SHFMU “Rilindja”
  15. Një (1) mësimdhënës për lëndën e Zëvendësim   SHFMU “Emin Duraku”
  historisë me 16 orë mësimi në javë.    
  16. Një (1) mësimdhënës për lëndën e sociologjisë me 12 orë mësimi në javë. Zëvendësim SHML Gjimnazi “Hajdar Dushi”
  17. Një (1) mësimdhënës për lëndën e ekonomisë me 20 orë mësimi në javë. Zëvendësim SHMLE “Kadri Kusari”
  18. Një (1) mësimdhënës për instruktor të energjetikës me 20 orë mësimi në javë.

Vend i lirë

26.12.2022

SHMLT “Nexhmedin Nixha”
  19. Një (1) mësimdhënës për instruktor të makinerisë me 20 orë mësimi në javë.

Vend i lirë

03.04.2023

SHMLT “Nexhmedin Nixha”

 

5. Mënyra e aplikimit:

Aplikacionet merren në Qendrën e Informimit, kati përdhese në ndërtesën e Komunës së Gjakovës si dhe mund të shkarkohet nga ueb faqja e Komunës së Gjakovës, dhe i plotësuar dorëzohet personalisht në Zyrën e Pranimit apo të dërgohen me postë në këtë adresë: Komuna e Gjakovës, Rruga “UÇK” numër 53, 50000 Gjakovë, Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, Kati III.

6. Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim:

  • Formulari i aplikimit, i plotësuar;
  • Rezymeja personale (CV);
  • Kopjet e dokumentit personal (letërnjoftim ose pasaportë);
  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore të noterizuara (personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë diplomat e nostrifikuara nga Ministria e Arsimit);
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit;
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve;
  • Dokumenti që nuk jeni dënuar me vendim të formës së prerë (lëshuar nga Gjykata Themelore);

7. Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve:

  • Testimi me shkrim
  • Intervistë

8. Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët dhe shpallja e rezultateve përfundimtare:

Përmes ueb faqes së Komunës së Gjakovës (https://kk.rks-gov.net/gjakove/) dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net).

9. Sqarime shtesë:

  • Dokumentet duhet të jenë në kopje sepse ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen me rastin e intervistimit.
  • Informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata, të cilat janë të dëshmuara me dokumente (jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi).
  • Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional, siç specifikohet në Ligjin për Zyrtarët Publikë.
  • Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë dhe aplikacionet e mangëta nuk pranohen.

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
6859
176
1517
6518