Thirrje për propozime: Zhvillimi i Produkteve të Reja Turistike në Komunën e Prishtinës
Skaduar
Swisscontact PPSE
Prishtinë
Ftesë për Ofertë
Përshkrimi

Thirrje për propozime

Zhvillimi i Produkteve të Reja Turistike në Komunën e Prishtinës

Projekti PPSP dhe Komuna e Prishtinës ftojnë palët e interesuara të aplikojnë për ide inovative për investime në produkte turistike në Komunën e Prishtinës dhe rrethinën e saj.

Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat (PPSP) është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) në Kosovë, i zbatuar nga Swisscontact në konsorcium me Institutin Riinvest. PPSP-ja po zbaton Fazën III (nëntor 2021 deri në nëntor 2025). Qëllimi i projektit është të lehtësojë funksionimin e NVM-ve dhe fermave në rritje dhe rezistente në sektorë ekonomikë gjithëpërfshirës dhe të konsoliduar që ofrojnë punë të denjë dhe mundësi të ardhurash për gratë dhe burrat në Kosovë. Projekti fokusohet në dy sektorë kryesorë: Ushqimi dhe Përbërësit Natyralë dhe Turizmi.

Projekti PPSP ka bashkëpunuar në mënyrë aktive me Komunën e Prishtinës dhe sektorin privat veçanërisht për pasurimin e ofertës turistike në kryeqytet, rritjen e numrit të vizitorëve dhe zgjatjen e kohës së qëndrimit të turistëve në destinacionin e Prishtinës. Kështu, PPSP-ja dhe Komuna e Prishtinës kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi për zhvillimin e produkteve turistike/instalimit të atraksioneve/dizajnimit të Qendrës së re Informative Turistike, si dhe aktivizimin e portalit InPrishtina dhe mediave sociale.

Qëllimi i thirrjes:

Turizmi është një nga sektorët kryesorë ekonomikë në mbarë botën dhe rajoni i Evropës Juglindore është duke përfituar nga popullariteti dhe numri i vizitorëve në rritje. Një trend të ngjashëm ka ndjekur edhe Kosova, ku sektori i turizmit ka shënuar rritje dyshifrore në vitet e kaluara. Megjithatë, Kosova stagnon kundrejt vendeve të rajonit në arritjen e potencialit të plotë të kësaj rritjeje.

Sipas Strategjisë për Zhvillimin e Turizmit për Prishtinën

https://prishtinaonline.com/uploads/strategjia_e_turizmit_dkr_komuna_e_prishtines.pdf fluksi i vizitorëve në Prishtinë përbëhet nga: udhëtarët për qëllime pune; eksploruesit evropianë me fluturime me buxhet të ulët; vizitorë të jetës së natës; diaspora; eksploruesit e rinj; grupet aziatike dhe evropiane në turne ballkanike; vizitorët e festivaleve kulturore; udhëtarët njëditorë nga Shkupi; turistët dentarë; udhëtarët me çantë të shpinës (ang. “backpackers”) me buxhet të ulët që eksplorojnë Ballkanin; eksploruesit e ish Perandorisë Osmane etj.

Prishtina është qyteti më i vizituar në Kosovë dhe pikënisja e turneve dhe vizitave të ndryshme në mbarë vendin. Prishtina është gjithashtu pjesë integrale e turneve rajonale. Megjithatë, si destinacion turistik, Prishtina nuk mund të arrijë potencialin e saj të plotë vetëm për shkak të qëndrimeve me kohëzgjatje të shkurtër ose fakti që shërben si pikë transiti.

Oferta e kufizuar turistike (d.m.th. gjërat për të parë dhe për të bërë) së bashku me mungesën e brendimit, promovimit dhe informimit janë sfidat kryesore për qytetin.

Kjo Thirrje synon të nxisë investimet e sektorit privat në produktet turistike. Produktet turistike konsiderohen atraksione dhe aktivitete që lidhen me qytetin, natyrën dhe kulturën.

Investimet e pranueshme: produktet komerciale inovative turistike që përfshihen në atraksione (gjëra për të parë) ose aktivitete (gjëra për të bërë) që do të përmirësojnë turizmin në Prishtinë dhe rrethinën e saj, duke përfshirë fshatrat përreth dhe rajonin e Gollakut. Shembuj të investimeve që mund të jenë të pranueshme mund të gjenden në linkun e mëposhtëm:

http://ppse-kosovo.org/file/repository/SWISS_PUBLIKIM_ENG_WEB.pdf

Aplikantët e kualifikuar:

  • Kompanitë formale të sektorit privat me të paktën një vit të dhëna financiare
  • Përvoja në sektorin e turizmit (rekomandohet)
  • Gjeneron punësim dhe të ardhura në sektor

Ne NUK mbështesim: PPSP nuk do të mbështesë investime në ndërtim, rinovim dhe investime të ngjashme. Kostot operative që lidhen me investimin nuk do të merren parasysh.

Mbështetja Financiare dhe Fondet e Përputhshme: Aplikantët duhet të sigurojnë kontributin e fondeve të përputhshme me të paktën 50% të totalit të projektit. Përparësi do të kenë aplikantët me përqindje më të lartë investimi.

Kriteret e Vlerësimit:

Kriteret Përqindja
Koncepti i tërheqjes së turizmit (përfshirë shkallën e risisë që paraqet dhe qëndrueshmërinë e idesë së biznesit) 45%
Punësimi, krijimi i të ardhurave 20%
Shkalla e përfitimit publik (përfitimi i komunitetit, akterët e zinxhirit të vlerës/sektorit, të tjera) 15%
Ndikimi në mjedis (si do të ketë produkti turistik efekt pozitiv në mjedis, ose masat zbutëse, në rast të një ndikimi të mundshëm negativ) 10%
Shpërndarja e kostos. Investimet që kërkojnë më pak se 50% shpërndarje të kostos nga PPSP-ja dhe Komuna e Prishtinës do të shpërblehen deri në 10% të pikëve, ku propozimi më i lartë i ndarjes së kostos do të marrë pikët më të larta. 10%

Aplikimi: Palët e interesuara për të aplikuar për këtë mundësi duhet ta dërgojnë Konceptin e tyre të idesë së biznesit tek [email protected]. Koncept dokumenti duhet të përfshijë të paktën a) një përshkrim të idesë së biznesit, b) punësimin dhe gjenerimin e përafërt të të ardhurave nga ideja e biznesit, c) nivelin e përfitimit publik që do të krijojë investimi, d) një përshkrim të ndikimit mjedisor (si masat zbutëse pozitive ashtu edhe ato negative) dhe e) kostot e investimit dhe shpërndarjen e propozuar të kostos.

Periudha e pyetjeve: Nëse keni nevojë për informata shtesë se si të aplikoni ose në lidhje me ndonjë pjesë të kësaj thirrjeje për propozim, ju lutemi na dërgoni pyetjen tuaj me shkrim deri më 22 dhjetor 2022 tek [email protected].

Vetëm aplikantët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të ftohen ta bëjnë një prezantim të shkurtër të idesë së tyre të biznesit në Power Point, i cili do të ofrohet para Projektit PPSP dhe Komunës së Prishtinës.

Afati i fundit për aplikim është 15 janar 2023.

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
6905
171
1521
6537