WordPress Developer (Praktikant/e)
  • +38349972700
  • marketing@albaconnect.com
6 ditë
Alba Connect SH.P.K
2
Part Time
Prishtinë
Informatikë
Banner
Përshkrimi

Kërkohen studentë për praktikë në pozitën "WordPress Developer" me mundësi punësimi në Departmentin e Marketingut në Alba Connect. Konkursi i hapur deri më 30 Nëntor 2021.

Përshkrimi i pozitës:
Puna ka të bëjë me krijimin e webfaqeve në WordPress sipas dizajneve të caktuara.

Alba Connect SH.P.K:
   • Kompani serioze me bazë stabile në treg
   • Kontrata e rregullt në përputhje me ligj
   • Paga me korrektësi të plotë
   • Pagesa e rregullt e kontributeve dhe pensionit
   • Mundësi në ngritje profesionale
   • Ambient kreativ i punës
   • Staf serioz dhe i respektueshëm

Përgjegjësitë:
   • Bashkëpunon me stafin për dizajnimin e webfaqeve
   • Konverton dizajnet nga ato statike në WordPress theme me fokus të veçant në performancën "responsive" të webfaqes
   • Implementon funksione të ndryshme përmes WordPress plugins
   • Kërkon solucione për gabime që mund të ndodhin me instalim të WordPress
   • Përdorë resurset e shumëta në internet për themes dhe plugins
   • Kompleton dhe dorëzon projekte me analytics, SEO, multilingual, dhe e-commerce

Kushtet:
   • Kreativitet, origjinalitet dhe vullnet në punë
   • Shkathtësi apo njohuri në Adobe (Photoshop dhe Ilustrator), WordPressPHPMySQL/MariadBHTMLCSS, dhe JavaScript
   • Aftësi për të implementuar dizajne të gatshme në HTML/CSS/JavaScript
   • Portfolio me punime të deritanishme (e preferuar)
   • Shkathtësi të mira komunikuese
   • Interesim të mësoj dhe të përshtatet në ekipin e kompanisë
   • Korrektësi dhe mirësjellje në punë

 

Për të aplikuar, dërgoni CV-në dhe informatat tjera përcjellëse në faqen albaconnect.com

Pas përzgjedhjes së kandidateve, do t'ju lajmërojmë përmes emailit dhe telefonit për datën/kohën e intervistës.

E-mail:  marketing@albaconnect.com
Viber/WhatsApp:  +383 49 97 27 00
Web:  albaconnect.com
Facebook/Instagram:  @albaconnect

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !