Konkurs i skaduar

Thirrje Publike për Punë Praktike në kuadër të programit "Praktikë në Qeveri"

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare
  • 23.12.2022
  • Prishtinë
  • Ministri

THIRRJE PUBLIKE PËR PUNË PRAKTIKE NË KUADËR TË PROGRAMIT “PRAKTIKË NË QEVERI”

Qëllimi

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve hap programin “Praktikë në Qeveri” për punë praktike me pagesë për gjashtë (6) muaj në institucionet e nivelit qendror. Përkatësisht, praktika në punë do të ofrohet në Zyren e Kryeministrit dhe në Ministri.

Kriteret e përgjithshme për aplikim

Të drejtë aplikimi kanë të rinjtë:

  1. Deri në moshën 29 vjeçare;
  2. Në vitin e fundit të studimeve apo të diplomuar në nivelin Bachelor apo Master (drejtimet e specifikuara në tabelë); dhe
  3. Kanë notën mesatare në studime më të lartë se 8.0.

Aplikacioni duhet të përmbajë:

  • Titulli në email (subject line) të specifikojë institucionin në të cilin aplikohet për praktikë në punë;
  • Bashkëngjitur vërtetimin që jeni student apo diplomën universitare;
  • Bashkëngjitur kopjen e letërnjoftimit të aplikueses/it.

Aplikacionet duhet të dërgohen përmes postës elektronike: [email protected]. Afati i fundit për aplikim është 23 Dhjetor 2022.

Procesi i përzgjedhjes

Aplikimet do të shqyrtohen nga Komisionet Zbatuese të secilit institucion, të cilët i përcjellin aplikimet dhe krijojnë një listë finale të kualifikuarve për punë praktike. Nëse vlerësohet e nevojshme, Komisionet mund të zhvillojnë intervista me kandidatët për të përzgjedhur studentët e kualifikuar për fillimin e punës praktike, bazuar në kriteret e specifikuara me vendimin e Ministrit të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve nr. 80/2022 të datës 07.12.2022

INSTITUCIONI

TITULLI NË EMAIL

(SUBJECT LINE)

DREJTIMET
Zyra e Kryeministrit ZKM Punë Praktike
  • Administratë Publike;
  • Edukim;
  • Ekonomik
  • Gazetari;
  • Inxhinieri;
  • Juridik;
  • Kimi/ Biologji.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës MPJD Punë Praktike
  • Juridik;
  • Shkenca Politike.
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve MFPT Punë Praktike
  • Dizajn Grafik;
  • Ekonomik;
  • Gazetari;
  • Juridik.
Ministria e Drejtësisë MD Punë Praktike
  • Ekonomik;
  • Gazetari;
  • Juridik;
  • Punë Sociale;
  • Teknologji Informative.
Ministria e Mbrojtjes MM Punë Praktike
  • Administratë Publike;
  • Dizajn Grafik;
  • Ekonomik;
  • Gazetari;
  • Juridik.
Ministria e Punëve të Brendshme MPB Punë Praktike
  • Administratë Publike;
  • Gazetari;
  • Juridik;
  • Siguri;
  • Teknologji Informative.
Ministria e Shëndetësisë MSh Punë Praktike
  • Administratë Publike;
  • Ekonomik;
  • Gazetari;
  • Juridik.
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dheInovacionit MASHTI Punë Praktike
  • Dizajn Grafik;
  • Edukim;
  • Ekonomi;
  • Juridik.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit MKRS Punë Praktike
  • Antropologji;
  • Dizajn Grafik;
  • Edukatë Fizike;
  • Gazetari.
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal MAPL Punë Praktike
  • Arkitekturë;
  • Ekonomik;
  • Gazetari;
  • Inxhinieri;
  • Juridik.
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës MMPHI Punë Praktike
  • Administratë Publike;
  • Ekologji/Biologji;
  • Ekonomi;
  • Grafik dizajn;
  • Inxhinieri;
  • Juridik;
  • Teknologji Informative.
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural MBPZhR Punë Praktike
  • Bujqësi;
  • Ekonomi;
  • Gazetari;
  • Juridik;
  • Kimi.
Ministria e Ekonomisë ME Punë Praktike
  • Ekonomik;
  • Gazetari;
  • Inxhinieri;
  • Teknologji Informative.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë MINT Punë Praktike
  • Ekonomik;
  • Fizikë;
  • Juridik;
  • Kimi;
  • Teknologji Informative.
Ministria për Komunitete dhe Kthim MKK Punë Praktike
  • Administratë Publike;
  • Ekonomik;
  • Gazetari;
  • Juridik;
  • Punë sociale.
Ministria për Komunitete dhe Kthim MZhR Punë Praktike
  • Dizajn Grafik;
  • Ekonomik;
  • Gazetari;
  • Inxhinieri;
  • Juridik.
#ministri #prishtinë
13937
268
2160
8454