Konkurs i skaduar

Teknik për riparim të paisjeve elektrike dhe të ftohjes

Kulinare SH.P.K.
  • 29.12.2022
  • Prishtinë
  • Logjistike

Konkurs për vende të lira pune

Ndërmarrja Kulinare shpk me seli në Graçanicë është ndërmarrje që furnizon sektorin e gastronomisë me paisje dhe vegla hoteliere. Në kuadër te zgjerimit të aktiviteteve të saja, shpall konkurs për këto vende te lira pune:

1. Pozita: Teknik për riparim të paisjeve elektrike dhe të ftohjes (1 vend pune)

PAGA FILLESTARE NETO: 622.00 EUR

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Të riparoj, servisoj dhe mirëmbajë paisjet elektrike si shporet, skarë, furrë, fritezë, mikrovalë, prerëse të ndryshme, etj,
  • Të riparoj, servisoj dhe mirëmbajë paisjet e ftohjes si frigoriferë të ndryshëm, makina të akullit, etj,
  • Të komunikojë dhe bashkëpunojë me mbikqyrësit dhe bashkëpunëtorët,
  • Detyra tjera të përcaktuara nga mbikqyrësi.

Kualifikimet:

  • Përvojë së paku 3 vite në pozitë të ngjashme
  • Aftësi planifikuese dhe organizim të punës
  • Diplomë të shkollës së mesme
  • Patent shoferin e kategorisë B
  • I gatshëm për punë ekipore

Konkursi eshte i hapur deri me 29 Dhjetor 2022.

Kandidatët e interesuar mund të dorëzojnë CV-në duke cekur per poziten qe aplikon, së bashku me dokumentacionin përkrahës në email adresen zyrtare [email protected] deri në afatin e caktuar.

Vetëm kandidatët te cilët i plotësojnë kushtet e kërkuara do të ftohen në intervistë.

#logjistike #prishtinë
13937
268
2160
8454