Monterë (5), Punëtorë Logjistike (2), Punëtorë prodhimi (3)
  • +383 45 810 380
11 ditë
Elnor Sh.p.k
Prishtinë
Logjistike
Full Time
Përshkrimi

‘’ELNOR SH.P. K” kompani e specializuar në prodhimit e produkteve nga druri e cila veçohet me produkte unike dhe shërbim cilësor ka kënaqësinë të ofroj mundësi punësimi afatëgjatë, me mundësi të shkëlqyeshme për karrierë të suksesshme dhe zhvillim individual për kandidatet ambicioz dhe të përkushtuar. Elnor ofron vend pune me standarde të larta profesionale dhe teknologji te avancuar, ambient miqësor pune dhe sigurim shëndetësor.

Ofrojm 10 vende të lira pune:

  • 5 Monterë
  • 2 Punëtorë Logjistike
  • 3 Punëtorë prodhimi

Monter

Kandidatët e interesuar duhet t’i plotësojnë këto kushte:

  • Të kenë të kryer arsimin e mesëm.
  • Të kenë përvojë së paku 2 vite në montim të mobiljeve.
  • Të posedojn patent-shofer.

Përgjegjësitë dhe detyrat:

  • Aftësi për përdorimin e mjeteve të punës dhe materialeve të ndryshme.
  • Shkathësi në kryerjen e punëve dhe aftësi për organizimin e punëve sipas kërkesës.

Punëtor Logjistike

Kandidatët e interesuar duhet t’i plotësojnë këto kushte:

  • Të kenë përgatitje të mesme shkollore
  • Të kenë përgatitje të mirë fizike.
  • Të kenë së paku 1 vitë përvoje pune nga lëmia përkatëse, dhe
  • Të kenë motiv të lartë dhe aftësi për punë

Përgjegjësitë dhe detyrat:

  • Realizimi i porosive për blerës,
  • Ngarkimi/shkarkimi i mallrave,
  • Detyra shtesë të kërkuara nga punëdhënësi.

Punëtor Prodhimi

Kualifikimet e kerkuara:

  • Aftësi për përdorimin e mjeteve të punës dhe materialeve të ndryshme
  • Të këtë aftësi për punë në grup dhe shkathësi në zgjedhjen e punëve të ndryshme për të cilat është përgjegjës.
  • Përvoja e punës e mirëseardhur.
  • Mosha e preferuar: 25 - 45 vjeçar.

Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartcekura do të ftohen në fazat e mëtejme të rekrutimit.Të gjithë të interesuarit të dërgojnë aplikacionin për punësim përmes email-it: info@elnor.eu apo të lajmerohen në këtë numër kontaktues: +383 49 467 819.

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
3427
214
934
2770