Menaxher/e i/e Projekteve
Skaduar
Artpolis - Art and Community
Prishtinë
Menaxhment
Full Time
Përshkrimi

Konkurs pune

Pozita: Menaxher/e i/e Projekteve

Vendi i punës: Prishtinë

Raporton tek: Drejtoresha ekzekutive

Fillimi i punës: 01.02.2023

Kohëzgjatja e kontratës: 31.12.2023 (me mundësi vazhdimi)

Orari i punës: 09:00-17:00

ARTPOLIS shpall konkurs për vend të lirë të punës në pozitën Menaxher/e i/e Projekteve ku inkurajohen gratë dhe komunitetet jo-shumicë. ARTPOLIS është Organizatë Jo-Qeveritare që vepron në Kosovë duke e promovuar kulturën, artin dhe bashkëjetesën multi-etnike, nëpërmjet dialogut social dhe përdorimit të teatrit si mjet për promovimin e diversitetit dhe ndryshimeve shoqërore.

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Organizon dhe zbaton detyrat e projektit në kohë, në përputhje me procedurat e Artpolis dhe kërkesat e donatorëve.
  • Organizon planifikimin e duhur, zhvillimin, zbatimin dhe vlerësimin e aktiviteteve të projektit.
  • Të jetë në gjendje të punojë në terren me artistë, të rijnë dhe komunitete jo-shumicë.
  • Të menaxhoj dhe koordinoj punët e punonjëseve të projektit.
  • Efikasitet në implementimin e të gjitha aktiviteteve në kuadër të projektit.
  • Të prezantojë projektin tek palët e interesit dhe të ndërtojë bashkëpunime dhe partneritete strategjike me komunitetin dhe përfituesit e projektit.
  • Të menaxhoj punët dhe komunikimin me donatorët, partneret, artistët dhe komunitetin.
  • Të sigurojë dukshmërinë e projektit dhe të komunikojë me media dhe palët në interes.
  • Në mënyrë aktive të marrë pjesë në monitorimin e të gjitha aktiviteteve të projektit.
  • Të përcjellë pagesat dhe menaxhimin e buxhetit në bashkëpunim me Menaxheren e Financave dhe Drejtoreshën Ekzekutive.
  • Të identifikojë dhe propozojë aktivitete të reja për projekte si dhe të tregojë aftësi për mundësitë e reja të financimit të Strategjisë së Artpolis.
  • Të identifikojë ekspertët potencial të cilët do të angazhohen në projekt.
  • Aftësi të shkëlqyera të shkrimit të Projekt Propozimeve në gjuhën Angleze.
  • Kryerja e detyrave tjera që ndërlidhen me Organizatën dhe që mund të caktohen nga drejtoresha ekzekutive.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Të paktën 3 vjet përvojë përkatëse në menaxhimin, shkrimin dhe implementimin e projekteve në organizata jo-qeveritare vendore ose ndërkombëtare.
  • Të dëshmojë aftësi dhe angazhim qytetar dhe qasje aktiviste në zbatimin e projekteve që kanë për synim përmirësimin e të drejtave të njeriut me fokus gratë dhe të rinjtë, dhe promovimin e diversitetit në Kosovë, pa paragjykime gjinore, racore, etnike dhe orientimi seksual.
  • Të ketë të përfunduar universitetin - niveli bachelor (preferohet shkenca sociale, fakulteti i arteve ose menaxhim).
  • Njohuri të përsosura të gjuhës shqipe dhe angleze në shkrim dhe në të folur, e dëshirueshme edhe njohja e gjuhës serbe.
  • Aftësi të shkëlqyera organizative dhe të menaxhimit të kohës dhe të tregojë vetë iniciativë dhe përkushtim në zbatimin e misionit dhe vizionit të ARTPOLIS.
  • Aftësi për të punuar në një mënyrë efektive me kolegët, qasje pozitive dhe fleksibilitet.
  • Aftësi të shkëlqyera me kompjuter (Word, Excel, PowerPoint).

Procesi i aplikimit

Të gjithë të interesuarit/at duhet të dërgojnë CV-të e tyre, letrën motivuese dhe tri referenca në e-mail adresën: zanahoxha.artpolis@gmail.com

Afati i aplikimit: 25.01.2023, ora 24:00.

Vetëm personat që futen në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.

Për tu informuar më shumë për punën e Artpolis, ju lutem vizitoni faqen tonë në internet

www.artpolis-ks.com

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
5369
141
1299
4862