Konkurs i skaduar

Inxhinier/e të shitjes për dep. të Inxhinierisë dhe Telekomit

InterAdria
  • 08.09.2021
  • Prishtinë
  • Shitje

InterAdria është kompani e zhvillimit softuerik, telekomit dhe edukimit e cila ofron  shërbime të rëndësishme, që sot janë të njohura si disa nga nevojat më të rëndësishme për shoqërinë tonë. 

Ne kërkojmë punëtor të motivuar të bashkohen me ekipin tonë për pozitën: 

Detyrat Kryesore

  • Identifikimi i produkteve dhe zgjidhjeve teknike të ndryshme të sistemeve të Inxhinierisë dhe Telekomunikimit (sisteme të sigurisë, energjetikë, UPS, ftohjes precize, automatizimit, sistemeve të komunikimit, etj.),
  • Identifikimi i produkteve dhe zgjidhjeve teknike të ndryshme sipas kërkesave të klientëve.
  • Komunikimi me prodhues dhe distributorë lokal dhe të jashtëm në gjuhen shqipe dhe angleze.
  • Përgatitja e ofertave dhe dokumenteve të nevojshme administrative, teknike dhe financiare për sistemet e ndryshme të inxhinierisë dhe telekomunikimit, sipas kërkesave të klientëve.
  • Realizimi i procesit të porosive dhe liferimeve sipas afateve të caktuara.
  • Punë në grup dhe komunikim i mirëfilltë me ekipen.
  • Realizimi i procesit të mësimit nga udhëheqësit e departmentit.
  • Realizimi i detyrave të punës në periudha kohore me afate të caktuara (deadline).

 

Kërkesat për kualifikim

  • Aftësi për të identifikuar pajisje dhe zgjidhje teknike të ndryshme.
  • Njohuri bazike teknike për sistemet e lartëpërmendura.
  • Aftësi komunikuese biznesore bazike për të diskutuar me prodhues dhe distributorë të ndryshëm lokal dhe të jashtëm.
  • Njohuri të gjuhës angleze në të shkruar, lexuar dhe komunikuar, në nivel profesional.
  • Preferohet të ketë së paku 2 vite përvojë pune në shitjen e produkteve të inxhinierisë.
  • E preferuar: Diplomë bachelor në fushën e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike.
  • E preferuar: Certifikime/Trajnime në fushën e inxhinierisë dhe telekomit apo certifikime/trajnime në fushën e shitjes (Sales).

Përshkrim

Pozita e kërkuar e nivelit mesatarë të pregaditjes për detyrat sipas përshkrimit, pregaditja dhe realizimi i të gjitha fazave të mësimit dhe realizimit të detyrave të punës në koordinim me udhëheqësit e departamentit. 

Të interesuarit mund të aplikojnë në emailin: [email protected]

#shitje #prishtinë
13937
268
2160
8454