Edukatore (2), Ndihmëse kuzhiniere/serviruese
  • 046 325 325
Skaduar
Institucioni Parashkollor OJQ "Cicërimat"
Prishtinë
Arsim & Edukim
Përshkrimi

INSTITUCIONI PARASHKOLLOR “CICËRIMAT”

Në bazë të Nenit 8, paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit të Punës Nr. 03/L-212 (Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, Nr. 90/2010), IP “CICËRIMAT” – Prishtinë shpallë:

K O N K U R S

Për tri pozita :

  1. Një Edukatore për grup moshën 3-6 vjeç- vendi i lirë 1 pozitë
  2. Një Edukatore - zëvendësim - për grup moshën 3-6 vjeç 1 pozitë
  3. Ndihmëse kuzhiniere/serviruese – 1 pozitë

Pozita 1 dhe 2

Detyrat dhe përgjegjësitë e punës për Edukator/e dhe Edukatore zëvendësim

  1. Mbështetje për mirërritjen e tij në aspektin fizik, social, emocional, mendor dhe nëbazë të nevojave të tij individuale;
  2. Mësimin erregullave dhe bashkëpunimin në grup;
  3. Fitimin e etikës së të ngrënit dhe shprehive të vet ushqyerjes tek fëmijët;
  4. Kujdes të veçantë për fëmijëtme vështirësi të caktuara fizike,psikologjike dhe mendore;
  5. Raportimi i çfarëdo shqetësimi për zhvillimin apo shëndetin e cilitdo fëmijë/individualisht/drejtorit të IP;
  6. Ndërtimi i raporteve dhe komunikimit profesional miqësor dhe bashkëpunues me prindër, kolegë dhe bashkëpunëtorë të jashtëm;
  7. Organizimi i takimeve individuale dhe grupore me prindër në nivel grupi;
  8. Të edukojë fëmijën si një qenie të shoqërueshme dhe të aftë, që të krijojë marrëdhënie me të tjerët;
  9. Të kontribuojë në edukimin dhe formimin e individit të lirë, të përgjegjshëm dhe pjesëmarrës në jetën shoqërore;
  10. Të kryejë edhe detyra të tjera të caktuara nga drejtori i IP -së.

Kriteret e përzgjedhjes për Edukatore (3-6):

  • Fakulteti i edukimit– programi para fillor;
  • Shkolla e Lartë Pedagogjike – drejtimi për edukatorë;
  • Fakulteti Filozofik – degae pedagogjisë;
  • Fakulteti i Shkencave Sociale – programi përkujdesja dhemirëqenia e fëmijëve;

E preferuar të ketë të mbaruar trajnimin për Kurikulën e re dhe të ketë përvojë në metodologjinë e montesorit

Aplikacioni i kompletuar duhet të ketë këto dokumente:

  • Formulari i aplikimiti plotësuar (merret në kopsht)
  • Rezymeja Personale (CV);
  • Dokumenti personal (letërnjoftimi ose pasaporta);
  • Diplomat e kualifikimit (ose certifikatat; certifikatat në vend të diplomësduhet të jenë të noterizuara te noteri. Diploma ose certifikata duhet të përcaktoj qartë notënmesatare.
  • Certifikatat e trajnimeveduhet të jenë të akredituara nga MASHT, gjegjësisht vetëm ato që konsiderohen relevante për nivelin e arsimit përkatës nga ana e institucionit;
  • Dëshmi të përvojës së punës vetëm në institucione arsimore (vetëm kontrata ose vërtetimi nga ana e punëdhënësit që përcakton qartë kohëzgjatjen e marrëdhënies së punës do të merren parasysh).

Sqarime shtesë:

  • Të gjitha dokumentet duhet të jenë kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen me rastin e intervistimit.
  • Mosplotësimi i saktë dhe i qartë i formularit të aplikimit, aplikacionet e pa kompletuara dhe ato që dorëzohen pas afatit të konkursit nuk do të merren në shqyrtim.
  • Si informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata, të cilat janë të dëshmuara me dokumente(jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi). Personat të cilët kanë diplomuarjashtë Kosovës duhet të kenë të nostrifikuara diplomat nga MASHT
  • Për intervistëdo të ftohen 10 kandidatët të cilët i plotësojnë më së miri kushtet sipaskonkursit dhe legjislacionit në fuqi.

Afati dhe mënyra e aplikimit:

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e shpalljes së konkursit në mjetet e informimit publik, duke filluar nga data e publikimit më 16.01.2023 deri më 30.01.2023.

Aplikacionin për aplikim mund ta merrni në objektin e Kopshtit Cicërimat te hyrja e rojës.

Aplikacioni i kompletuar me të gjitha dokumentet e kërkuara duhet të dorëzohet në Institucionin Parashkollor “ Cicërimat” në lagjen Kalabria, Rruga ‘”Jon’’ Prishtinë.

Pozita 3. Ndihmëse kuzhiniere/serviruese

Detyrat dhe përgjegjësitëe punës për Ndihmëse kuzhiniere/serviruese

  • Përkujdesjet për mirëmbajtjen/përkujdesjen për pajisjet e kuzhinës,
  • Shpërndarjen e ushqimit për fëmijët e institucionit parashkollor,
  • Kryen edhe detyra të tjera të cilat ia cakton drejtori ose zyrtari administrativ i IP.

Kriteret e përzgjedhjes për Ndihmës Kuzhinier/Servirues/e:

  • Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;
  • Të kenë të kryer arsimin e mesëm;
  • Të kenë së paku 2 vjet përvojë pune përkatëse.

Aplikacioni i kompletuar duhet të ketë këto dokumente:

  • Formulari i aplikimit i plotësuar (merret në Kopshtin Cicërimat )
  • Dokumentet personale (kopje e letërnjoftimit ose pasaportës);
  • Diploma e kualifikimit;
  • Dëshmi të përvojës së punës..

Afati dhe mënyra e aplikimit:

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e shpalljes së konkursit në mjetet e informimit publik, duke filluar nga data e publikimit më 16.01.2023 deri më 30.01.2023. Aplikacionin për aplikim mund ta merrni në objektin e Kopshtit Cicërimat te hyrja e rojës.

Aplikacioni i kompletuar me të gjitha dokumentet e kërkuara duhet të dorëzohet në Institucionin Parashkollor“ Cicërimat” në lagjen Kalabria, Rruga ‘”Jon’’ Prishtinë.

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
6868
177
1517
6522