VOZITËS AUTOBUSI NË GJERMANI (10)
  • +383 44 507 628
Skaduar
APPK
Prishtinë
Transport
Full Time
Përshkrimi

FTESË PËR APLIKIM

VOZITËS AUTOBUSI NË GJERMANI - 10 POZITA

Agjensioni i Përkrahjes së Punësimit Kosovë – APPKdhe Akademia CEB nga Republika Saarland - Gjermani, vazhdojnë bashkëpunimin me projektin më te ri: Rikualifikimi EG3 për Vozitës Autobusi.

  • Punëdhënësi: Komuna Trier (Republika Reinland-Pfalz),
  • Vendi i Punës: Vozitës Autobusi për Transport Publik në Komunën Trier.

Nëse:

  • Jeni të diplomuar në një shkollë të mesme;
  • Posedoni Lejen e vozitjes, kategoria D (Veni re: Kategoritë C, CE apo DE, nuk duhet të jenë të poseduara për këte aplikim, pra vetëm B dhe D).
  • Jeni të gatshëm të mësoni gjuhën gjermane në Kosovë (APPK), për rreth 8 muaj, deri në Nivelin B1+;
  • Të gatshëm dhe shumë të motivuar për të vijuar një Rikualifikim 6 mujor në Gjermani për Vozitës Autobusi - Kategoria D , me licencim përfundimtar në Gjermani.
  • Të moshës 26-38 vjeç

Ju ofrohet:

  • Mësimi i gjuhës gjermane dhe certifikimi, deri në nivelin B1, si parakushti kryesor për vijimin e Rikualifikimit, me kosto të formës së bashkëfinancimit me programin 55% kandidati, 45% Programi
  • Përcjellja e tërësishme e aktiviteteve programore para shkuarjes në Gjermani, pa asnjë kosto shtesë;
  • Ndjekja e programit të kualifikimit 6 mujor, përgjatë se cilit merret një rrogë mujore si ndihmës i vozitësit dhe përfundon me titullin kualifikues: Vozitës Autobusi- Kategoria D.
  • Mundësi punësimi e përhershëm në Gjermani (pas mbarimit të suksesshëm të rikualifikimit 6 mujor) tek ndërmarrja komunale e transportit publik në komunën Trier.

Ftesa i përmban kushtet kryesore për aplikim, kurse Aplikuesit që i plotësojnë kushtet e definuara në këte ftesë, do të marrin nga APPK (përmes e-mailit), programin me informacione edhe më të detajuara.

Të interesuarit mund të aplikojnë në formën online, përmes linkut: https://forms.gle/2TqSLVS3749Hm9Kb6, më së largu deri me 25.01.2023.

Nëse ju duhet ndonjë informacion shtesë, ju lutem na shkruani në aplikimet.appk@gmail.com

E mirëpresim aplikimin Tuaj

APPK

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
3427
214
934
2770