Teknik i Ndërtimtarisë (6)
  • 049 909 110
9 ditë
Shield Recruitment & HR SH.P.K
Prishtinë
Ndertimtari
Full Time
Përshkrimi

Shield Recruitment & HR kërkon Teknik i Ndërtimtarisë (6 gjashtë vende pune) për klientin e saj, kompani e njohur ndërkombëtare në fushën e ndërtimit me seli në Kazakhstan.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Ndjekë zbatimin e punimeve në të gjitha lamitë dhe fazat e realizimit të tyre në terrenin e objektit/objekteve në punishte;
  • Kryenë menaxhimin e burimeve njerëzore, materiale dhe financiare gjatë zbatimit të punimeve përkatëse në punishte;
  • Të zbërthejë dhe zbatojë planorganizimin e punimeve në punishte;
  • Të vlerësojë nevojat që lindin në punishte dhe të kooordinohet me inxhinierin kompetent;
  • Të mbikëqyrë mbarëvajtjen e pozicioneve të punës së punëtorëve në punishte, duke i raportuar për gjendjen reale inxhinierit/arkitektit kompetent;
  • Përgatitjen e raporteve javore me vizatime, fotografi apo dëshmi të tjera;
  • Mbikëqyrë mirëmbajtjen e instrumenteve, veglave, pajisjeve dhe materialeve të punës në mjediset përkatëse;
  • Zbaton rregullat e sigurisë në punë dhe të mbrojtjes së mjedisit;
  • Kryerjen e saktë të veprimeve kryesore për të dhënë ndihmën e shpejtë;
  • Zbaton parimet e etikës gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tij profesionale pёrkatёse;
  • Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt;
  • Detyrat dhe përgjegjësitë e lartë shënuara janë indikative.

Kualifikimet:

  • Shkolla e mesme profesionale e ndërtimtarisë;
  • Së paku 3 vite përvojë punë fushën e ndërtimtarisë në punishte;
  • Aftësi të mira ndërpersonale dhe të punes në ekip;
  • Vetë-motivim dhe gatishmëri për të marrë përgjegjesi;
  • Aftësi të mira organizative;
  • Kualifikimet e lartë shënuar janë indikative.

Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë dokumentacionin e kërkuar në e-mail adresën: recruitment@shieldbrokers.com deri me datë 06/02/2023 apo të dorëzoj fizikisht në zyrën e kompanisë Shield Recruitment&HR sh.p.k. në adresën e kompanisë Rr. Aziz Abrashi Nr.140 Prishtinë zona Industriale Prishtinë - Fushë Kosovë çdo ditë pune prej orës 08:00 - 16:00.

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohen.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
3427
214
934
2770