Këshilltar/e për Shitje
  • 049700700
Skaduar
IPKO
Gjakovë
Shitje
Full Time
Përshkrimi

IPKO është një nga organizatat më të suksesshme në Kosovë dhe gjithnjë në rritje. Ne e kemi arritur suksesin përmes profesionalizmit, kreativitetit dhe punës ekipore. Ne jemi vazhdimisht në kërkim të personave të talentuar që të na bashkohen në punën tonë. Kësaj radhe, shpallim konkurs për:

Këshilltar/e për Shitje

APLIKO KETU

Këshilltar/e për Shitje i raporton Menaxherit të Njësisë për Ndërmarrje Mikro & NVM dhe do t’i ketë këto përgjegjësi:

  • Krijon kontakte të reja me klientë potencial, shet, menaxhon portofolion e klientit dhe ruan marrëdhëniet me klientët e rinj dhe ata ekzistues.
  • Identifikon klientët e ardhshëm duke shfrytëzuar numëratorë të bizneseve, referenca të klientëve, duke marrë pjesë në panaire dhe konferenca.
  • Përcjell arritjen e caqeve dhe, sipas nevojës, nxitë shitjen për të arritur caqet nëpërmjet aktiviteteve të shitjes së produkteve të ndryshme apo të shitjes së produkteve më të shtrenjta (cross-selling dhe up-selling).
  • Përgatitë oferta për klientë, në bashkëpunim me të gjitha departamentet përkatëse, duke u bazuar në afatet dhe kushtet e brendshme dhe në procedurat në fuqi.
    Prezanton, negocion dhe nënshkruan kontrata me klientë, brenda fushës së autorizimeve të dhëna.
  • Regjistron të gjitha shitjet në sistem, verifikon nivelin e stokut dhe ri-porositë mallra sipas nevojës apo siç është e përshtatshme për klientë, në përputhje me politikat dhe procedurat e IPKO-s.
  • Sigurohet që klientët t’i marrin faturat dhe bën inkasimin e pagesave/borxheve me kohë.
    Mbanë dosjet e klientëve në mënyrë të organizuar, duke u bazuar në procedurat e brendshme.
    Përditëson bazat e të dhënave ekzistuese dhe përcjell pagesat.
  • Jep informata kthyese/propozime për departamentet e tjera për aktivitete të ardhshme të kompanisë.
  • Propozon mënyra dhe strategji të reja për rritjen e portofolios së klientëve të IPKO-s.
  • Identifikon rreziqet potenciale që kanë të bëjnë me largimin e klientëve të biznesit dhe propozon mënyra alternative për ruajtjen e një portofolio të qëndrueshme të klientëve të biznesit.

Për t’u konsideruar për këtë pozitë, kandidati/ja duhet të ketë përvojën, shkathtësitë, njohuritë dhe cilësitë si në vijim:

  • Njohuri të shkëlqyeshme për: Teknikat e shitjes, parimet dhe metodat e prezantimit, promovimit dhe shitjes së produkteve, shkathtësi kompjuterike – njohuri të shkëlqyeshme për pakon MS Office dhe Outlook.
  • Arsimimi: Diplomë bachelor në Administrim Biznesi ose fushë të ngjashme.
  • Përvoja e punës: min 2 vite përvojë të prezantimit dhe shitjes.

Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.

Vendi i punës: Gjakovë

Data e fundit për aplikim: 29.01.2023

APLIKO KETU

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
3466
196
944
2806