MERCHANDISER
  • 0 38 549 401
Skaduar
NELT LLC
Prishtinë
Shitje
Full Time
Përshkrimi

NELT L.L.C shpall konkurs për pozitën:

1 MERCHANDISER

Kandidatët dhe kandidatet për këtë pozitë duhet të kenë vendbanimin në qytetin e Prishtines dhe rrethinës së Prishtinës.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Pozicionimi i produkteve në kategori në përputhje me parimet e përcaktuara dhe parimeve të dukshmërisë dhe disponueshmërisë;
  • Plotësimi dhe mirëmbajtja e stokut optimal në raft në lidhje me standardet FEFO, kujdesi për cilësinë e produktit (jetëgjatësinë) dhe pamjen e hapësirës së ekspozuar të produkteve;
  • Mbajtja e regjistrave dhe raportimi për artikujt jashtë stokut (OOS);
  • Vendosja dhe mirëmbajtja e POS materialeve për të përmirësuar dukshmërinë dhe për të rritur produktivitetin;
  • Zbatimi dhe koordinimi i aktiviteteve të dakorduara të marketingut (pozicionet dytësore, komunikimi i ofertave speciale);
  • Monitorimi i aktiviteteve të produkteve;
  • Vendosja, kontrolli i cmimeve dhe raportimi i parregullsive të mundshme;
  • Planifikon dhe menaxhon oraret e vizitave së bashku me Menaxherin/ën e Departamentit;
  • Përgadit dhe paraqet raporte dhe të dhënat e arriturave në baza javore dhe mujore;
  • Monitoron aktivitetet dhe prezencën e produkteve të konkurrencës në treg;
  • Së bashku me Menaxherin/ën e Departamentit hartojn dhe zhvillon strategji për të rritur pjesëmarrjën e produkteve të kompanisë në treg;

______________________________________________________________

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë e Shkollës së Mesme;
  • Përvojë pune minimum 2-3 vite si Merchandiser/e në produkte Ushqimore dhe Pijeve si ato të ftohta (Frigorifera dhe Friza) dhe produkteve të raftave.
  • Njohja e gjuhës angleze dhe serbo-kroate konsiderohet si përparësi;
  • Aftësi të shkëlqyera kompjuterike;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi, organizative dhe interpersonale;
  • Të jenë të pajisur me patentë shofer të kategorisë B.

Si të Aplikoni

NELT L.L.C është një punëdhënës i mundësive të barabarta. Të gjithë aplikantët dhe punonjësit e kualifikuar do të marrin konsideratë për punësim.

Të interesuarit të dërgojnë CV e tyre përmes e-mailit: apliko@nelt.com .

Afati i aplikimit është deri me datën 27 Janar 2023 ora 17:00.

Të gjithë kandidatët që aplikojnë, ju lutemi shkruani pozicionin e punës për të cilin po aplikoni në pjesen "Subjet Line", dhe CV tuaj me emër në formatin (Emri Mbiemri - CV).

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
3427
214
934
2770