Praktikant në Servisim dhe Montim (Fushë Kosovë, Prishtinë) (5)
Kompania AZTECH është lider në fushën e shitjes me pakicë dhe shumicë në lëminë e artikujve të elektronikës në tregun Kosovar. AZTECH zhvillon aktivitetin e saj në qytete të ndryshme të Kosovës.
AZTECH shpall konkurs - vende të lira pune për pozitën:
PRAKTIKANT (ME PAGESË) në këto kategori (5 pozita- Fushë Kosovë, Prishtinë), për:
- Servisimin e Teknikës së Bardhë dhe Elektro-shtëpiakeve
- Montim të pajisjeve të Teknikës së Bardhë,
- Montim të sistemeve të Klimave.
Ne ofrojmë:
- Orar fleksibil të punës,
- Ambient dinamik të punës me fuqinë e kompanisë lider në tregun kosovar,
- Mundësi reale të zhvillimit profesional,
- Njohje të teknologjive sipas trendëve të reja të zhvillimit, dhe
- Pagë konkurruese.
Të interesuarit mund ta dërgojnë CV-në e tyre në: [email protected]
Afati për aplikim deri me datë: 29.12.2021
Për informatën tuaj, vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.