Zyrtar/e për barazi gjinore
  • 044 777 036
1 ditë
IADK
Prishtinë
Organizate (OJQ)
Full Time
Përshkrimi

Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK) është një organizatë joqeveritare e përkushtuar për krijimin e një mjedisi më të zhvilluar socio-ekonomik në zonat rurale duke mbështetur aktivitetet bujqësore, ri-integrimin e të kthyerve, zbutjen e varfërisë, reduktimin e importeve, promovimin e praktikave të mira bujqësore, uljen e papunësisë duke përfshirë të gjitha grupet shoqërore pa dallim feje, etnie apo gjinie.

IADK është do të angazhoj një zyrtar/e për barazi gjinore me orar jo te plote në kuadër të projektit “Përmirësimi i mundësive për punësim dhe gjenerim të të ardhurave në zonat rurale në Kosovë” me qëllimin e vetëm për trajtimin e barabartë të grave, burrave, të rinjve dhe minoriteteve për sa i përket mundësive të punësimit, gjenerimit të të ardhurave dhe më konkretisht drejt ndërgjegjësimit dhe shfrytëzimit të të drejtave të tyre.

IADK shpreh interesim për angazhimin një kandidate entuziaste e “Zyrtarit/es për Barazi Gjinore” për projektin që është duke e zbatuar dhe aktivitetin lidhur me analizën e çështjes gjinore në komunat e synuara që do të zbatohet nga një ekspert/e i/e kontraktuar nga IADK.

Titulli i punës: Zyrtar/e për barazi gjinore

Vendi i punës: Sfaraçak i Ulët nr. 11, 42 000 Vushtrri

Data e fillimit dhe mbarimet: tentativisht 15.02.2023 deri me 31.12.2025

Përshkrimi i punës:

Zyrtari/ja për Barazi Gjinore në këtë angazhim të projektit do të ketë përgjegjësinë e përgjithshme për zbatimin e suksesshëm të projektit të lartcekur (por jo vetëm) në koordinim me Drejtorin Ekzekutiv të IADK-së. Përgjegjësitë përfshijnë, por nuk kufizohen në:

Ofron këshilla dhe mbështetje për menaxhimin e programeve dhe projekteve të IADK-së që fokusohen në arritjen e rezultateve të mëposhtme:

  • Përpilimi, analiza dhe interpretimi i çështjeve gjinore dhe të dhënave statistikore, hulumtimi i plotë dhe përgatitja e analizave dhe raporteve me cilësi të lartë;
  • Sigurimi i analizave të cilësisë së lartë dhe inputeve thelbësore për dokumentet e projektit dhe dokumentet e tjera strategjike;
  • Rishikimi i programeve dhe projekteve aktuale dhe rekomandimi i ndryshimeve në raportin e përgjithshëm dhe të barazisë gjinore;
  • Këshilla për fushat e mundshme për mbështetjen e IADK-së dhe rregullimin e programeve në vazhdim për të siguruar që programet e IADK-së të jenë me fokus të veçantë në përfshirjen gjinore;
  • Përfaqësimi i IADK-së në grupe të ndryshme punuese për çështjet gjinore;
  • Mbështetje për formulimin e synimeve të qarta dhe të matshme dhe të rezultateve të pritshme në lidhje me barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave, duke u fokusuar në ndikimet si rezultat i zbatimit të aktiviteteve;
  • Përgatitja e raporteve, prezantimeve dhe deklaratave me qëllim të avokimit mbi çështjet e fuqizimit ekonomik të grave dhe/ose përfshirjes së grupeve të margjinalizuara, apo çështjeve të ndërlidhura me praktikat më të mira dhe mësimet e nxjerra për të udhëhequr përmirësimin e projektit;
  • Të shoqërojë kolegët gjatë vizitave në terren, duke mbledhur informacione dhe të dhëna përkatëse, sipas nevojës;
  • Merrë pjesë gjatë përzgjedhjes së përfituesve të ndryshëm të projektit dhe monitorimin e tyre pas përkrahjes me grante dhe trajnime;
  • Kryen edhe punë të tjera që do të kërkohen nga Drejtori Ekzekutiv i IADK-së.

Kualifikimet dhe kompetencat kryesore:

  • Diplomë Universitare në Shkenca Sociale, Bujqësi ose disiplina të ngjashme, Master (e preferuar);
  • Të paktën 2 vite eksperiencë pune në fushën e Sociologjisë, çështje gjinore, punë me OJQ, eksperiencë në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural e preferuar;
  • Përvojë në kryerjen e hulumtimeve mbi identifikimin e vështirësive dhe mundësive për përfshirjen e grave në aspektin ekonomik;
  • Përvojë në monitorim dhe raportim, prezentim të rezultateve, koordinim me organizata publike dhe private;
  • Përvojë të theksuar në pune ekipore, nivel i lartë fleksibiliteti, i/e motivuar për të punuar edhe në mënyrë individuale;
  • Të flas e shkruaj rrjedhshëm gjuhën angleze, gjuha serbe (e preferuar), të ketë njohuri të avancuar të përdorimit të paketës Microsoft Office, SPSS, STATA etj;
  • Aftësi të mira komunikuese, i/e gatshme për të paraqitur rezultatet tek donatorët dhe palët e interesuara;
  • Aftësia për të identifikuar përfituesit e mundshëm të projektit dhe monitorimin e tyre;
  • Aftësi për të punuar në një mjedis multietnik, e gatshme për të punuar nën presionin e kohës;
  • Të ketë patentë shoferi të vlefshëm, kategoria B dhe e gatshme për të udhëtuar në teren.

Të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar: i) CV, ii) letër motivuese, iii) kopjet e diplomave, iv) certifikatave, v) referencat, direkt në zyrat e IADK Sfaraçak i Ulët nr. 11 Vushtrri, ose me email prokurimi@iadk.org dhe zbunjaku@yahoo.com , jo më vonë se data 03.02.2023.

Personi kontaktues: Jehona Drevinja – Zyrtare e Prokurimit; tel. +383 49 777 059.

Inkurajohen veçanërisht gratë/vajzat e kualifikuara dhe kandidatet nga komunitetet jo shumice të aplikojnë!

Shënim: aplikacionet e pa kompletuara nuk mund të konsiderohen për listën e ngushtë!

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë.

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
3467
197
944
2808