FTESE PER OFERTE: Sallë Trajnimi
  • -
Skaduar
SOS Fshatrat e Fëmijëve
Prishtinë
Ftesë për Ofertë
Përshkrimi

FTESE PER OFERTE

Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve është organizatë joqeveritare e përkujdesjes sociale e dedikuar për përkrahjen e fëmijëve të braktisur dhe në nevojë, pa marrë parasysh etninë, kombësinë dhe besiminfetar.

SOS Fshatrat e Fëmijëve duke përfshirë të gjithë projektet në kuadër të organizatës, fton ofertuesit e specializuara dhe të interesuara për sallë të mjaftueshme, për realizimin e trajnimeve, seminareve, konferencave si dhe për aktivitete tjera. Salla do të përdoret për të përmbushur aktivitetet e planifikuara gjatë vitit që do të ofrojnë mundësi për zhvillim professional të punonjësve, shkëmbimin e përvojave me partnerë dhe bashkëpunëtorë, zgjerimin e partneriteteve dhe promovimin e punës së organizatës.

Me këtë rast ju bëjmë Ftesë për Ofertë sipas specifikacionit në vijim:

Sallë Trajnimi

  • Sallë trajnimi e cila ka kapacitet për 10-30 persona
  • Salla të jetë e përshtatshme për punë në grupe, session plenar apo format tjetër
  • Salla të ketë kushte për punë sa i përketndriçimit, ajrosjes, pastërtisë dhe qetësisë;
  • Ofrimi I ujit (2 shishe të vogla) për pjesëmarrës gjatë trajnimit
  • Ofrimi I kafes (2 kafe) për pjesëmarrës gjatë pauzave
  • Dreka për pjesëmarrës (ju lutem të bashkëngjisni menynë: Supë, sallatë, pjata kryesore, desert dhe njëshishe e vogël ujë).

Salla duhet të jetë e pajisjur me:

  • Internet të shpejtë;
  • Projektor;
  • Tabelë për mbajtjen e letrave (flipchart)
  • Mundësi për printim (e preferuar)

Sallat duhet të jenë me lokacionnë Prishtinë dhe jo më larg se 10 km nga Prishtina

Dokumentet e nevojshme:

  1. Qertifikata e regjistrimit të biznesit/ NUI
  2. Qmimet e kuotuara në euro pa tvsh
  3. Oferta financiare e ndarëme cmime për njësi: sallë,ujë, kafe dhe drekë
  4. Oferta financiare e nënshkruar ose me llogo zyrtare

Kriteret për përzgjedhjen e ofertës më të mirëdo të jenë si në vijim:

  1. Përmbushja e specifikacionit sipas Ftesës për Ofertë
  2. Pas plotësimit të kritereve - Çmimi më i lirë

Vlefshmëria e Ofertës duhet të jetë 30 ditë nga data e mbylljes se Ftesës për Ofertë. Ofertuesi i përzgjedhur, para nënshkrimit të kontratës duhet të paraqesë Vërtetimin Tatimor

Ofertuesit e interesuar duhet t’i dorëzojnë dokumentet dhe ofertën e mbyllur në pliko/ zarf (2 kopje) të nënshkruar nga përfaqësuesi ligjor dhe të shënuar: “Sallë për trajnime”.

Ofertat duhet të dorëzohen deri me datën: 21.02.2023 në zyret e SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, në adresën Velani “1 Tetori” p.n. Prishtinë cdo ditë pune nga ora 09:00-15:00

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
6930
186
1525
6542