Menaxher i Dyqanit
Skaduar
Lindex Kosova
Prishtinë
Menaxhment
Përshkrimi

A e keni pasion modën dhe e pëlqeni punën me konsumatorë?

Ne ju ofrojmë mundësinë për tu bërë pjesë e një zinxhiri ndërkombëtarë të modës dhe zhvillimit të karrieres tuaj në rolin e Menaxherit të dyqanit, pjesë e një ekipi dinamik me mundësi të shumta të trajnimit në kuadër të programit tonë gjithpërfshirës.

Lindex është brend skandinav, lider në fushën e modës me një rrjet prej rreth 460 dyqanesh në 18 tregje dhe me platformën e shitjeve online. Lindex shquhet për modë cilësore dhe veshje me çmime të volitshme për femra, fëmijë, të brendshme për femra dhe së fundmi edhe me linjën e bukurisë.

Nëse jeni të interesuar të bëheni pjesë e ekipit të Lindex Kosova dhe i plotësoni kriteret e mëposhtme, dërgoni CV-në tuaj në adresën e postës elektronike: [email protected]

Lokacioni: Prishtina Mall

Pozicioni: Menaxher/e dyqanit

Konkursi vlenë vetëm deri me date 12.02.2023

Përshkrimi i punës

Pozicioni i punës: Menaxher i Dyqanit

I raporton: Udhëheqësit të Projektit

Përgjegjësitë dhe fusha e veprimit:

Menaxher i dyqanit është përgjegjës për arritjen e objektivave të shitjes dhe rritjen e profitit të dyqanit në përputhje me objektivat e biznesit. Menaxheri i dyqanit udhëheq dhe zhvillon punonjësit në dyqan dhe siguron që koncepti, vizioni, vlerat & operacionet vizuale të Lindex zbatohen plotësisht në mënyrë që t’iu ofrojmë konsumatorëve një përvojë të modës së klasit botëror.

  • Një anëtar aktiv i ekipit menaxhues për të zhvilluar dhe menaxhuar në mënyrë kolektive dyqanin e Lindex Kosova në përputhje me udhëzimet dhe planet e zyrës qendrore të Lindex-it në Kosovë dhe në Suedi.
  • Përgjegjës për hartimin e strategjisë se pergjithshme të shitjeve të dyqanit për të arritur objektivat e biznesit.
  • Së bashku me Udheheqësin e Projektit, përgjegjës për të identifikuar aktivitetet e nevojshme për të arritur objektivat e shitjeve, për të përmbushur kërkesat e konsumatorëve dhe për të siguruara komercialitetin e artikujve.
  • Përgjegjës për hartimin e planit (parashikimeve) te shitjeve vjetore dhe 3-mujore te dyqanit.
  • Përgjegjës për zhvillimin e programit të besnikërisë së Lindex Kosova – MORE në bashkëpunim me stafin e dyqanit.
  • Ofron shërbim të shkëlqyer për konsumatorët në mënyrë që të ndikoj në rritjen e shitjeve.
  • Pergjegjës per hartimin e raporteve të shitjes në baza të rregullta sipas kërkesave të menaxhmetit të kompanisë.
  • Në mënyrë aktive hulumton rreth target grupit dhe audiences se Lindex Kosova për ti njohur më mire konsumatorët dhe kërkesat e tyre.
  • Në mënyrë aktive zhvillon të gjitha aktivitetet e dyqanit sipas konceptit te Lindex-it.
  • Mbështet operacionet e punës lidhur me aspektin vizual të dyqanit dhe është përgjegjës për respektimin dhe mirëmbajtjen e udhëzimeve të Lindex-it për aspektin vizual të dyqanit.
  • Planifikon operacionet e punës në dyqan dhe organizon ndarjen e detyrave për ekipin.
  • Merr iniciativa dhe vepron për të arritur objektivat e dyqanit dhe trajnon punonjësit në dyqan për ti arritur objektivat e përbashkëta dhe ato individuale.
  • Jep feedback dhe vlerëson performancën.
  • Rekruton, trajnon, zhvillon dhe, nëse është e nevojshme, përfundon maredhëniet e punës së punonjësve në dyqan.
  • Komunikon dhe siguron informacion në lidhje me objektivat, udhëzimet, politikat dhe vlerat e Lindex-it dhe sigurohet që këto të zbatohen.
  • Përgjegjës për ambientin e punës në dyqan përfshirë sigurinë, menaxhimin e krizave dhe rrezikut sipas rregulloreve dhe udhëzimet të Lindex-it.
  • Përmirëson vazhdimisht metodat e punës ne kuadër të vendit të punës.
  • Merr përgjegjësi për zhvillimin e aftësive dhe përformancës.
  • Ndjek me kujdes:
  • Cilësinë e rezultateve të arritura.
  • Përformancën e stafit të dyqanit.
  • Efektin e marketingut në ndërlidhje me të dhënat nga shitjet.
  • Vepron sipas dokumenteve udhëzuese të zyrës qendrore të Lindex në Suedi.
  • Vepron sipas politikave, vlerave dhe mënyrës së punës së Lindex-it.

Kualifikimet dhe Përvoja:

  • Diploma universitare në Menaxhim Biznesi, Marketing, Dizajn të modës ose të ngjashme.
  • Përvojë min. 3 vjecare në fushën e modes – ‘fast fashion’ dhe ne shitjet me pakicë.
  • Pasioni për modën dhe njohuri rreth shitjeve me pakicë.
  • Përvoje ne pozicione udhëheqëse të punës dhe menaxhim të personelit.
  • Njohuri ne fushen e financave.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe të prezentimit.
  • Fokus të shtuar tek konsumatorët dhe biznesi.
  • Njohja e gjuhes angleze eshte obligative.
  • Aftësi në përdorimin e aplikacioneve të Microsoft Office.
  • Përvojë dhe aftësi në shfrytëzimin e Wordpress dhe/ose platformave të ngjashme për menaxhimin e shitjeve në Ecommerce - Online.

Vlerësimi i përformancës:

  • Rezultatet e punës dhe performanca në përputhje me objektivat e përcaktuara vjetore për pozicionin e punës.
  • Përformanca gjatë punës në ekipi dhe vlerësimi nga ekipi.
  • Profitabiliteti i dyqanit që e menaxhon.
  • Përformanca dhe veprimet sipas kritereve dhe vlerave të brendit Lindex.
  • ‘Commercial follow – up’
  • Sjellja dhe veprimet sipas pikëpamjes së Lindex lidhur me pozicionet udhëheqëse të punës.

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
6921
187
1522
6538