Asistent/e të shitjes (4)
  • /
Skaduar
KOTON
Prishtinë
Shitje
Përshkrimi

KOTON është markë turke, lidere në fushën e modës me një rrjet prej rreth 600 dyqanesh në 30 shtete të botës dhe me platformën e shitjeve online. KOTON shquhet për modë cilësore dhe veshje me çmime të volitshme për femra, meshkuj dhe fëmijë, të brendshme për femra dhe meshkuj së fundmi edhe me aksesorë të ndryshëm. Në vendin tonë, përfaqësues i markës KOTON është Hil Group.

Ne ju ofrojmë mundësinë për tu bërë pjesë e një zinxhiri ndërkombëtar të modës dhe zhvillimit të karrierës tuaj në role të ndryshme për brenda kompanisë tonë, të jeni pjesë e një ekipi dinamik me mundësi të shumta të trajnimit në kuadër të programit tonë gjithpërfshirës.

Për dyqanin tonë të ri në Prishtina Mall ne po kërkojmë:

Asistent/e të shitjes (4)

Përgjegjësitë dhe fusha e veprimit:

  • Kujdesja dhe shërbimi ndaj klientëve.
  • Organizimin e furnizimit nga koha e arritjes në dyqan deri tek shitja
  • Angazhimi dhe bashkëpunimi me ekipin gjatë kampanjave dhe aktiviteteve në dyqan
  • Edukimi dhe trajnimi i vazhdueshëm sipas udhëzimeve të kompanisë
  • Krijimi i një atmosfere të këndshme të punës në dyqan

Kualifikimet (Edukimi) dhe Aftësitë:

  • Diploma e shkollës së mesme
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe të prezantimit
  • Fokus të shtuar tek klientët dhe biznesi
  • Njohuri rreth fushës së modës
  • Pavarësi në punë si dhe prirje për të punuar në mjedis ekipor me pozitivitet

Përvoja e punës:

  • Përvojë pune në pozicionin e Asistent -it/es të shitjes

Vlerësimi i performancës:

  • Performanca gjatë punës në ekip
  • Performanca në përputhje me objektivat e përcaktuara vjetore për pozicionin e punës
  • Performanca dhe veprimet sipas vlerave të brendit KOTON
  • Performanca dhe veprimet sipas pikëpamjes së KOTON-it lidhur me këtë pozicion.

Përfitimet:

  • Orar fleksibil të punës
  • Ambient dinamik të punës
  • Mundësi të mëdha të rritjes dhe zhvillimit professional

Aplikimi:

Për të aplikuar ju lutem të dërgoni CV-në tuaj në e-mailin [email protected] duke shkruar markën, vendin dhe pozitën e punës për të cilin aplikoni (KOTON, PRISHTINA MALL, ASISTENT/E I/E SHITJES) deri me datë 20 Shkurt 2023.

Duke ju falenderuar për aplikimin ju informojmë se vetëm kandidatët në listën e ngushtë do të njoftohen për intervistë.

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
6690
166
1490
6430