Menaxher/e
BATA është markë italiane e cila pasion ka këpucët. Markë e cila mbështetet nga shërbimi i pashembullt për mbi 125 vite. BATA projekton koleksione këpucësh që klientët e saj mund ti mbathin për t’u dukur dhe ndjerë mirë gjatë gjithës ditës. Në vendin tonë, përfaqësues i markës BATA është Hil Group.
Ne ju ofrojmë mundësinë të jeni pjesë e një ekipi dinamik me mundësi të shumta të trajnimit në kuadër të programit tonë gjithpërfshirës!
Për dyqanin tonë në Prishtina Mall ne jemi duke kërkuar për
Një menaxher/e, që të jetë përgjegjës për menaxhimin e përgjithshëm të dyqanit.
Përgjegjësitë:
- Menaxhimi i dyqanit në përputhje me politikat dhe procedurat e përcaktuara
- Zhvillimi i strategjisë së biznesit për të rritur grupin e klientëve dhe për të zgjeruar trafikun e dyqanit
- Përmbushja e qëllimeve të shitjes duke tranjuar, motivuar dhe monitoruar staftin e shitjes
- Ofrimi i shërbimit të shkëlqyer ndaj klientit në mënyrë që kjo të ndikoj në rritjen e shitjeve
- Kujdesi ndaj pjesës vizuale të dyqanit në përputhje me udhëzimet e markës
- Propozimi i ideve inovative dhe menaxhimi i të gjitha çeshtjeve që dalin nga klientët
- Organizimi i operacioneve për stafin e shitjes dhe kryerja e vlerësimeve për performancën e tyre
- Qëndroni shembull i shkëlqyer i sjelljes së mirë dhe performancës së lartë
Kualifikimet dhe përvoja:
- Përvojë e dëshmuar e suksesshme si menaxher i dyqaneve me pakicë
- Aftësi të shkëlqyeshme drejtuese dhe orientim biznesi
- Aftësi të menaxhimit të klientit
- Aftësi të forta organizative
- Aftësi të mira komunikimi dhe ndërpersonale
Përfitimet:
- Orar fleksibil të punës
- Ambient dinamik të punës
- Mundësi të mëdha të rritjes dhe zhvillimit profesional
Aplikimi:
Për të aplikuar ju lutem të dërgoni CV-në tuaj në e-mailin [email protected] duke shkruar markën, vendin dhe pozitën e punës për të cilin aplikoni (BATA, PRISHTINA MALL, MENAXHER/E) deri me datë 20 Shkurt 2023.
Duke ju falenderuar për aplikimin ju informojmë se vetëm kandidatët në listën e ngushtë do të njoftohen për intervistë.