Konkurs i skaduar

Inxhinier në Departamentin e Pasurisë

SIGAL Insurance Group SH.A.
  • 23.02.2023
  • Prishtinë
  • Inxhinieri

Kompania e Sigurimeve

SIGAL UNIQA Group AUSTRIA sh.a.

shpall

K O N K U R S

për punë me kontratë

Titulli i pozitës: Inxhinier në Departamentin e Pasurisë 1 pozitë

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Inspekton të gjitha llojet e dëmeve materiale, për të përcaktuar shkallën e dëmit
  • Shqyrton fotografitë dhe deklaratat
  • Bashkëpunon me kolegët e departamentit gjatë shqyrtimit të lëndëve.
  • Merr pjesë në vlerësimin dhe likuidimin e dëmeve.
  • Kryen punët dhe detyrat me urdhër të mbikëqyrësit.

Kandidatët duhet të plotësojnë këto kushte të veçanta:

  • Preferohet Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, Makinerisë ose IT-së.
  • Njohja e Gjuhës Angleze;

Të gjithë kandidatët përveç kushteve të veçanta, duhet të plotësojnë edhe këto kushte të përgjithshme:

  • Të kenë aftësi të mira komunikimi dhe prezantimi;
  • Të jenë të përshtatshëm për punë ekipore dhe në terren;
  • Të jenë kreativ, të motivuar dhe bashkëpunues;
  • Njohuri të mira në programet kompjuterike (Microsoft Office, etj.);

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • CV dhe letër motivimi;
  • Vërtetim mbi vijueshmërinë e studimeve nga fushat relevante;
  • Referenca nga punëdhënësi paraprak (opcionale);

Të gjitha aplikacionet për punësim pranohen vetëm përmes adresës elektronike: [email protected] dhe në subjekt të shkruhet: “Aplikim nga: emri dhe mbiemri – pozita”.

Konkursi është i hapur deri me datën 23.02.2023.

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë banorët me qëndrim në Kosovë.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listë të ngushtë do të kontaktohen. Dokumentacioni i pakompletuar dhe aplikimet e dërguara pas afatit nuk do të merret në konsideratë.

#inxhinieri #prishtinë
13937
268
2160
8454